Pas vendimit të Qeverisë për pagesën e rrymës së shpenzuar nga serbët e veriut të Kosovës, kanë vërshuar reagimet kundër Qeverisë Kurti.
Një reagim të fuqishëm e ka bërë edhe ish-komandanti i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari. Ai kërkon nga Qeveria që mos tua paguajnë rrymën serbëve në veri.
Sipas tij, ata duhet të paguajnë vet, por nëse nuk e paguajnë të ua ndërprejnë sikurse ndodh me shqiptarët në tërë Kosovën.
Ai ka kritikuar edhe kritikuesit e Qeverisë që sipas tij, që 20 vite ishin në pushtet dhe ua paguanin rrymën rregullisht serbëve në veri.
Atyre u thotë “mos lehni e mos shisni patriotizëm me bateria”.
Postimi i plotë:
Rryma në veriun e Kosovës nuk duhet mu paguar as edhe një cent nga qeveria Kurti.Nëse nuk e paguajnë duhet me ua ndërpre rrymën sikur shqiptarëve në tërë Kosovën.
Por sot ata që lehin e shesin patriotizëm me bateria nuk kanë aspak të drejt morale të lehin pikërisht ata që vet që 20 vite që ishin në pushtet ua paguanin rregullisht faturat e rrymës serbëve të veriut!./Botapress/