[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Reagon dega e AAK-së në Rahovec, mbi ngjarjen me të arrestuarin për trafikim droge, i arrestuari nuk është pjesë e AAK



Në një aksion të Policisë së Kosovës për trafikim droge, mbeti i arrestuar edhe djali i ish-kandidatit të AAK-së për Kryetar të Rahovecit, Islam Gashit.

Sipas njoftimit të policisë ai u arrestua për trafikim me narkotikë dhe substance tjera.

Për këtë ka reaguar dega e AAK-së në Rahovec, e cila ka theksuar se i arrestuari nuk është pjesë e AAK-se ndërsa, ish kandidati i saj për kryetar të këtij qyteti, nuk ka të bëjë më me asnjë aktivitet të kësaj dege.

Më poshtë keni reagimin e plotë të degës së AAK-së:

Dega e AAK-së në Rahovec reagon pas shkrimeve në disa medie të Kosovës se, i arrestuari në Krushë të Madhe ditë më parë si i dyshuar për trafikim  me narkotikë,  ka të bëjë me AAK-në. Kjo është shpifje ordinere.

 

Sulmet e orkestruara në disa medie janë të natyrshme nëse vështrohen nga këndvështrimi i fushatës negative të partive politike rivale, por nuk kanë të bëjnë asgjë me një gazetari profesionale dhe informuese.

 

Realisht, personi i arrestuar nuk ka të bëjë asgjë me AAK-në dhe asnjëherë nuk ka qenë pjesë e subjektit tonë politik, ndërsa babai i tij që nga zgjedhjet kur ai ishte kandidat i AAK-së për kryetar të Komunës së Rahovecit në zgjedhjet e vitit 2009, është distancuar nga të gjitha aktivitetet politike dhe nga anëtarësia e AAK-së. Pra, njoftimet se i arrestuari është ish djali i kandidatit për kryetar të Komunës, I. G. ka lidhje me AAK-në, nuk është i vërtetë dhe përdoret vetëm për konsum politik.

 

Këto sulme vijnë në kohën kur dega e AAK-së ka bërë lëvizje të rëndësishme drejt konsolidimit dhe shtimit të anëtarësisë e mbështetësve. Mbi këtë bazë konstatojmë se rritja e AAK-së dhe përkrahja e gjerë që po vjen gjithnjë në rritje, arsyeton frikën e partive rivale në Rahovec. Pra, mbështetja që sa vjen e rritet është dëshmia më e mirë se AAK do të fitojë në zgjedhjet e radhës dhe kjo është e dukshme.

 

Ju bëjmë thirrje medieve të caktuara që të jenë më konstruktive dhe të mos abuzojnë me të drejtën për informim të drejtë të opinionit, duke ju shërbyer hapur partive të caktuara duke dezinformuar opinionin.

 

AAK dega Rahovec