[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Reagon ashpër Ramush Haradinaj pas vendimit, godet fort Serbinë



Rreth vendimit të sotëm të Gjykatës së Colmarit, ka reaguar edhe vetë Ramush Haradinaj, njofton Gazeta NewBorn.

Ja reagimi i tij:

 

Drejtësia e vonuar është padrejtësi në vetvete! Njoftimi që vendimi në rastin tim do të meret me 2 mars, më së paku ishte i panevojshëm.
Drejtuesit e sotëm të shtetit serb, që më janë versulur mua, asnjëherë nuk kanë qenë të shqetësuar as për krime as për vrasje, sepse kanë bashkjetuar ose kanë qenë vet paramilitarë e vrasës, prandaj nga unë gjithmonë do ta marrin të njejtën përgjigje si në vitin 1998-1999.
Sulmet serbe nuk më shqetësojnë aspak, sepse e ndjej thellë praninë dhe mbështetjen e shqiptarëve kudo që janë.
Besnikë do t’i mbetemi të dejtës sonë shqiptare në Ballkan.
RH