[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Reagon Agim Veliu: Edon Miftari nuk ka pikë “gjaku” të LDK-së në trupin e tij



 

Nënkryetari i LKD-së Agim Veliu ka komentuar për Botapress, “lëvizjen”e  Edon Miftarit nga Zyra e kryeministrit Mustafa në Zyrën e Kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli.

Veliu i pyetur nga Botapress se a ndërlidhet kujdestaria në LDK me emrin e Edon Miftarit, ai e ka mohuar një gjë të tillë duke shtuar se “…Edon Miftari nuk ka pasë “pikë gjaku” të LDK-së në trupin e tij. Unë më vonë kam marrë vesh se kush ka qenë Edon Miftari dhe cili ka qenë “roli” i tij në Zyrën e Kryeministrit dhe mendoj se u bo mirë që është larguar prej atje. Kam dëgjuar se ai edhe ashtu u end posht e lartë prej një zyre në zyrën tjetër prandaj mirë që as me trup nuk është më në Kryeministri” ka thënë Agim Veliu për Botapress.