Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka disa javë që ka publikuar listën e kandidatëve për kryetarë të komunave.
Pjesë e kësaj liste është edhe Rrustem Berisha. Berisha kandidon për kryetar të Komunës së Pejës. Por, Berisha ka aktakuzë aktive në Gjykatën Themelore të Prishtinës në rastin e njohur si “Veteranët”.
Ai akuzohet për Keqpërdorim i pozitës zyrtare.
Po ashtu, për këtë aktakuzë u raportua edhe nga Instituti i Kosovës për Drejtësi. Ndryshe, në seancën e mbajtur në fillim të këtij viti, Gjykata Themelore e Prishtinë, pati ka shpallur aktgjykim lirues për këtë rast.