Kryeredaktori i Revistës Alternativa & Republika dhe aktivisti kosovar, Salih Kabashi, ka shkruar në profilin e tij rreth dokumentarit dhe debatit të ndodhur ditën e enjte në Rtv Slovenija për aferën disa milionëshe që dyshohet të jetë i përfshirë edhe ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.
Kabashi shkruan se në këtë dokumentar është folur për një prej rasteve më të nxehta me të cilin po merren edhe institucionet e drejtësisë.
“Për momentin marrëdhëniet ballkanike të Gen-I, janë çështje në procedure”, shkruan Kabashi.