Rasti i abuzimit me 5 vjeçaren nga logopedi në Gjilan, detaje nga policia

Gazeta Insajderi ka raportuar ekskluzivisht në lidhje me abuzimin psiqik që logopedi nga Gjilani, Iljasa Fazliu bënë me një vajzë të mitur me autizëm në ordinancën e tij.

Rasti ka ndodhur në ordunancën AAR Logo + në Gjilan. Vajza e mitur dje kishte seancën e saj të pestë, por, inqizimet e mbarëvajtjes së asaj seance shikuan familjarët.

LEXO EDHE KETE

“Ik atje budallicë, ta q*ft bota nanen”, logopedi nga Gjilani abuzon psiqikisht me vajzën 5 vjeçare me autizëm (VIDEO)

Babai i saj me një familjar tjetër u konfrontuan me mjekun edhe fizikisht.

Në raportin e policisë së Kosovës thuhet se janë arrestuar tre persona. Insajderi nga burime të sigurta merr vesh se të arrestuar janë babai i vajzës me vëllaun e tij e më pas edhe doktori.

”Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, dy prej tyre pasi që kanë sulmuar fizikisht të dyshuarin e tretë i cili është mjek, të cilit i kanë shkaktuar lëndime”, thuhet në raportin e policisë.

Ndërkaq sipas raportit, doktori është arrstuar pas dyshimeve se ka kryer veprën trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor.

”I dyshuari i tretë është arrestuar për shkak të dyshimit se ka kryer veprën trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor dhe për shkak të sulmit ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport.

Insajderi ka kontaktuar edhe me zëdhënësin e policisë në Gjilan, Ismet Hashani i cili tha se doktori është arrestuar në orën 00:50 në mbrëmje.

Të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

”INCIDENTET KRIMINALE SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR & TRAJTIM I PANDËRGJEGJSHËM MJEKËSOR Rr. Mulla Idrizi, Gjilan 26.11.2022 – 12:52. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, dy prej tyre pasi që kanë sulmuar fizikisht të dyshuarin e tretë i cili është mjek, të cilit i kanë shkaktuar lëndime. I dyshuari i tretë është arrestuar për shkak të dyshimit se ka kryer veprën trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor dhe për shkak të sulmit ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport./Botapress.info/

ngjashme