Ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Melisa Lleshi mbrëmë në një intervistë tregoi shumë gjëra rreth jetës së saj private dhe gjatë kohës që ishte në emision.
Ajo tregoi shumë gjëra që nga fillimi i historisë së saj në hyrje, ndërsa u ndal te raporti me Tean, ku kjo e fundit kishte dal si çift me Andin nga programi, ndërsa dyshja kanë deklaruar se produksioni iu ka kërkuar një gjë të tillë pasi Tea atë kohë bëri publike lidhjen e saj me Beartin.
Melisa u pyet se si ishte ndjerë gjatë kohës që Andi zhvillonte takimet me Tea, e që ish-konkurrentja u tregua shumë e hapur duke e thënë troç se i ishte dashur të shtirej në çdo veprim.
“E para niher, kur është deklaruar Andi, mbaruan xhirimet, e mbajta sa e mbajta veten…vjen Elvisi më thotë “Hajde ulu” se më pa ai, aty jam pajtuar me Locon unë. Rashë në tokë. Kur dolën çift pastaj, unë shikoja Fatmën, shikoja Elonën, i kisha bërë parapërgatitjet. I thoja shoqes time si të qesh? Kështu (qesh). Pavarësisht shakave, mendoj se mund të jem një ndër konkurrentet e “Përputhen” që është ofenduar më së shumti, për çdo lloj fjale të mundshme dhe mora guximin të them të vërtetën se thashë nuk kanë çfarë të të shajnë më shumë. Unë personalisht i kërkoj falje publikut sepse nuk kanë faj ato që gënjeva unë”, tha Melisa.