[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Raporti policor, dje nuk pati asnjë aksident me fatalitet



 

ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR

  • Klinë, më 04.01.2017-10:10h. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore Prishtinë, është arrestuar një mashkull K/Shqiptar i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Dubravës.
  • Rr. Isa Kstrati, Prishtinë, më 04.01.2017-19:45h. Në bazë të urdhëresës lëshuar nga Gjykata Themelore Prishtinë, është arrestuar një mashkull K/Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje dënimi në burgun e Dubravës.

 

GJETJE E MJETIT TË PA SHPERTHYER

Fshati Arllat, Drenas, më 04.01.2017-11:20h. Një mashkull K/Shqiptar ka njoftuar  se kishte vërejtur  një mjet të pashpërthyer. Njësia policore ka siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësia për deminim e FSK-së  kanë asgjësuar mjetin pa incidente.

 

 

fillim                                              RAJONI I GJILANIT

 

INCIDENTET  KRIMINALE

 

LËNDIM I LEHTË TRUPOR

  • Rr. Fehmi Agani, Gjilan, më 04.01.2017-10:50h. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi, që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull K/Shqiptar. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i është ofruar trajtim i nevojshëm mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

 

  • Viti, më 04.01.2017-13:20h. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa është njoftuar edhe QPS-ja, dhe mbrojtësi i viktimave. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

 

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

 

PERSON I ZHDUKUR

Fshati Koretin, Kamenicë, më 04.01.2017-04:00h.  Një femër K/Shqiptare ka njoftuar se vëllai i saj është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vend-ndodhjen e tij. Njësit përkatëse policore janë duke hetuar rastin.

 

 

 

fillim                         RAJONI I FERIZAJT

 

INCIDENTET  KRIMINALE

Asgjë me rëndësi për të raportuar

 

 

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

 

Asgjë me rëndësi për të raportuar

 

 

fillim                            RAJONI I PRIZRENIT

 

INCIDENTET  KRIMINALE

POSEDIM I PAAUTORIZUAR I ARMËS

  • Fshati Petrovë, Prizren, më 04.01.2017-13:00h. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që te i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një pushkë automatike AK/47 me gjashtë copë fishekë. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

 

  • Fshati Bukosh, Suharekë, më 04.01.2017-17:00h. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që dyshohet se i njëjti ka shtënë me armë zjarri gjatë  një aheng familjar.  Njësitet policore gjatë kontrollit kanë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë të tipit TT me një karikator dhe 8 gëzhoja  të cilat dyshohet se janë shkrepur nga arma e konfiskuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas është intervistuar, është liruar në procedurë të rregullt.

 

 

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

 

Asgjë me rëndësi për të raportuar

 

 

fillim                            RAJONI I PEJËS

 

INCIDENTET  KRIMINALE

 

VJEDHJE NË TENTATIVË

Fshati Lubeniq, Pejë, më 03.01.2017 22:30h. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti dyshohet me qëllim për të  vjedhur, kishte hyrë në oborrin e ankuesit mashkull K/Shqiptar. Me vendim të prokurorit  i dyshuari është dërguar në mbajtje.

 

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

 

ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR

Klinë, më 04.01.2017-10:10h. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore Pejë, është arrestuar një mashkull K/Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Dubravës.

 

 

 

fillim                            RAJONI I GJAKOVËS

 

INCIDENTET  KRIMINALE

 

LËNDIM I LEHTË TRUPOR

Fshati Nagavc, Rahovec, më 04.01.2017-14:30h. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që i njëjti së bashku me një person tjetër i cili gjendet në arrati, kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull K/Shqiptar. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i është ofruar trajtim mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

 

DHUNË FAMILJARE

Rahovec, më 04.01.2017-16:35h. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht vëllain e tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

 

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

 

ARRESTIM I PERSONIT TE KERKUAR

Rahovec, më 04.01.2017-15:30h. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore Gjakovë dega në Rahovec, është arrestuar një mashkull K/Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Dubravës.

 

AKSIDENT TRAFIKU

Fsh. Xërxë, Rahovec, më 04.01.2017-18:00h.  I dyshuari mashkull K/Shqiptar duke drejtuar veturën e tij nga pakujdesia ka goditur këmbësorin mashkull K/Shqiptar duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima është dërguar në spitalin rajonal Gjakovë për trajtim të nevojshëm mjekësor. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

 

 

fillim                                       RAJONI I MITROVICËS

 

INCIDENTET  KRIMINALE

 

Asgjë me rëndësi për të raportuar

 

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

 

MOSRESPEKTIM I ARRESTIT SHTËPIAK

Fshati Sllakovc, Vushtrri, më 04.01.2017-11:15h. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti dyshohet se nuk ka respektuar masën e arrest shtëpiak. Me vendim të Gjykatësit të Procedurës Paraprake, të dyshuarit i është caktuar masa e paraburgimit dhe i njëjti është dërguar në burgun e Dubravës.

 

AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME

  • Fshati Rekë, Mitrovicë, më 04.01.2017-13:00h. Ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin janë përfshirë dy automjeteve dhe si pasojë lëndime trupore kanë pësuar tre persona të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e Mitrovicës. Njësit përkatëse policore janë duke hetuar rastin.

 

  • Rr. Skenderbeu, Vushtrri, më 01.2017-19:25h. Ka ndodhur një aksident trafiku mes dy automjeteve, ku si pasojë lëndime trupore ka pësuar njëri nga ngasësit dhe i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. Njësit përkatëse policore janë duke hetuar rastin.

 

 

fillim                                       RAJONI I MITROVICËS – VERI

INCIDENTET  KRIMINALE

Asgjë me rëndësi për të raportuar

 

 

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

 

Asgjë me rëndësi për të raportuar

 

 

fillim                             POLICIA KUFITARE

 

INCIDENTET  KRIMINALE

 

POSEDIM I SUBSTANCAVE NARKOTIKE (Rasti # 2017-YWB-0001)00095

Fshati Zhub, Gjakovë, më 03.01.2017-23:30h. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë pasi që gjatë kontrollit në veturën me të cilin ishin duke udhëtuar është gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit  të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

 

 

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

 

Asgjë me rëndësi për të raportuar

 

Statistika te përgjithshme:

 

Aksidente fatale               000

Aksidente me të lënduar              015

Aksidente pa të lënduar               045

Tiketa trafiku të shqiptuara         977

Arrestime            018

Në mbajtje         013