• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Raporti i OBSH’së: Jetëgjatësia ra gjatë pandemisë

nga Bota Press
21 Maj, 2021
në Botë, Lajme
ShareShareShare

Sipas përfundimeve të Raportit të Statistikave Botërore të Shëndetit, numri i vërtetë i vdekjeve globale për shkak të pandemisë COVID-19 gjatë vitit të kaluar, është ndoshta dy deri tre herë më i lartë se sa ai i dokumentuar.

Bazuar në numrin e lartë të vdekjeve që nga fillimi i pandemisë, zyrtarët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë besojnë se numri i vërtetë është shumë më i lartë se 3.4 milionë vdekje që janë dokumentuar zyrtarisht deri më 31 dhjetor 2020

Analisti i të dhënave të OBSH’së William Msemburi tha se organizata po punon me agjenci të tjera të OKB-së për të llogaritur pasojat direkte dhe indirekte të COVID-19.

“Pasojat direkte përfshijnë vdekjet e raportuara nga COVID-i, si dhe ato vdekje që nuk u llogaritën sepse njerëzit vdiqën pa bërë testime,” tha ai. “Ajo që dua të them me pasojat indirekte, janë ato vdekjet që mund t’u atribuohen kushteve të vështira nën të cilat jetojnë shumë njerëz në botë për shkak të pandemisë. Këto kushte kanë bërë që pacientët të shmangin kujdesin shëndetësor, i cili ka rritur si rezultat numrin e vdekjeve.”

Msemburi tha se pandemia ka sjellë një dëm të rëndë socio-ekonomik, duke rezultuar në rritje të sëmundjeve si depresioni, por trajtimi i pacientëve me COVID ka marrë përparësi mbi ata që vuajnë nga sëmundje të tjera.

Raporti zbulon se pandemia ka ndërprerë shërbimet shëndetësore për shumë sëmundje të rrezikshme dhe paraqet kërcënime të mëdha për shëndetin përtej rreziqeve të COVID-19.

Ndihmës drejtorja e përgjithshëm e OBSH-së për ndarjen e të dhënave dhe analizave, Samira Asma, tha se para COVID-19, jetëgjatësia po rritej.

“Ne bëmë hapa të mëdhenj në jetëgjatësinë globale, e cila po rritej me përfitime gjithashtu edhe për jetëgjatësinë e shëndetshme. Megjithatë, pandemia ka pasur një ndikim të dëmshëm në këto tregues. Dhe po mësojmë nga disa vende se jetëgjatësia ka rënë tashmë me dy deri në tre vjet”, tha Asma.

Raporti thotë se jetëgjatësia globale në lindje u rrit nga 66.8 vjet në vitin 2000 në 73.3 vjet në 2019-ën, me jetëgjatësinë e shëndetshme që u rrit para pandemisë nga 58.3 në 63.67 vjet. Rritja më e madhe u bë në vendet me të ardhura të ulëta.

Raporti vëren se përdorimi global i duhanit është ulur me 33 për qind që nga viti 2000, por mbipesha tek të rriturit po shtohet, duke prekur një të katërtën e popullsive në vendet e pasura. Ai thotë se sëmundjet jo-ngjitëse përbëjnë shtatë nga 10 shkaqet kryesore të vdekjeve globale./voa

Tags: OBSHpandemia

Të ngjashme

Botë

Ushtarët rusë i dërgojnë mesazh Putinit: Komandantët tanë janë një organizatë kriminale

nga Bota Press
28 Mars, 2023
Kosovë

Ky është 50-vjeçari që ndërroi jetë papritmas dje në Klinë, familja njofton për vdekjen e tij

nga Bota Press
28 Mars, 2023
Ekskluzive

24 vjet nga masakra në Izbicë

nga Bota Press
28 Mars, 2023
Lajme

Sonte zhvillohet ndeshja Kosova -Andora

nga Bota Press
28 Mars, 2023


Lajmet e fundit

  • Erërat e forta dëmtojnë shtyllat elektrike, KEDS del me njoftim
  • Sallahu pas rrëzimit të Ligjit për KPK-në: Do të vijë dielli patjetër, sepse jemi këtu për atë punë
  • Ushtarët rusë i dërgojnë mesazh Putinit: Komandantët tanë janë një organizatë kriminale
  • Ky është 50-vjeçari që ndërroi jetë papritmas dje në Klinë, familja njofton për vdekjen e tij
  • Rrëzimi i ligjit për KPK-në, Haliti: Nga shkeljet e Kushtetutës, dy Presidentë janë dorëhequr

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.