• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Raporti amerikan për Ujmanin, reagon Avdullah Hoti

nga Bota Press
23 Qershor, 2021
në Aktuale
ShareShareShare
Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar pas publikimit të raportit për menaxhimin e Liqenit të Ujmanit, e që ishte një nga zotimet e Marrëveshjes së Washingtonit të nënshkruar më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë.

Hoti përmes një postimi në Facebook ka kërkuar nga Qeveria  të kërkoj falje për marrëveshjen e Uashingtonit, duke kërkuar që të kujdesen për realizimin e projekteve që burojnë nga kjo marrëveshje.

“Ata që nuk lanë gjë pa thënë për këtë studim dhe për gjithë marrëveshjen e Washingtonit, të cilët sot janë disa në Qeveri e disa në opozitë, duhet së paku të kërkojnë falje. Iu pata thënë të mos nguten. Koha po nxjerrë në dritë të gjitha të vërtetat, si dhe të gjitha mashtrimet elektorale e politike”,ka shkruar Hoti ndër të tjera.

Postimi i tij i plotë:

A e cenon sovranitetin e Kosovës studimi i fizibilitetit për liqenin e Ujmanit, i përgatitur nga mbrojtësi më i madh i sovranitetit të Kosovës (SHBA), që u publikua sot?!

Ata që nuk lanë gjë pa thënë për këtë studim dhe për gjithë marrëveshjen e Washingtonit, të cilët sot janë disa në Qeveri e disa në opozitë, duhet së paku të kërkojnë falje. Iu pata thënë të mos nguten. Koha po nxjerrë në dritë të gjitha të vërtetat, si dhe të gjitha mashtrimet elektorale e politike.

Ata që tani janë në Qeveri DUHET të kujdesen për realizimin e projekteve që burojnë nga Marrëveshja e Washingtonit: projektet e hekurudhave dhe autostradave, energjisë së ripërtërishme, furnizimit me gaz, si dhe krijimin e mundësive për financim për bizneset private të Kosovës në tregje financiare të SHBA-së. Ndryshe nuk do ta kenë të gjatë, siç nuk e patën të gjatë as vitin e kaluar.

Administrata e Presidentit Biden e ka konfirmuar se do të vazhdojë të realizojë këtë marrëveshje, sepse eshtë në përputhje me interesat e përbashkëta të SHBA-së dhe Kosovës.

Por, Kosova nuk po ndërmerr asnjë veprim konkret. Asgjë nuk është bërë që nga përmbyllja formale e njohjes nga Izraeli në fillim të shkurtit, të cilën njohje gjithashtu e kritikonin dhe nuk e besonin se do të formalizohet me vendosje të marrëdhënieve diplomatike./Botapress/

Tags: Avdulla-Hoti

Të ngjashme

Aktuale

Lajm i keq: Rryma pritet të shtrenjtohet të enjten për 15 përqind

nga Bota Press
28 Mars, 2023
Aktuale

Vdekje e dyshimtë në Vushtrri

nga Bota Press
28 Mars, 2023
Aktuale

1402 grave dhe 71 burrave u aprovohet statusi i personave të dhunuar gjatë luftës

nga Bota Press
28 Mars, 2023
Aktuale

Pushtetit i çelen dyert ne Uashington, Konjufca diskuton me Escobarin për Asociacionin

nga Bota Press
28 Mars, 2023


Lajmet e fundit

  • Harta e re sizmike – E gjithë Shqipëria e rrezikuar nga tërmetet
  • Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër
  • Tërheqja e mjeteve Nga Trusti – Opozita sërish i kërkon ekzekutivit të lëviz
  • Zv-ministri i Mbrojtjes konfirmon aksidentin, thotë se është mirë më shëndet
  • Zgjatet afati i aplikimit për subvencione

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.