[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Ramush Haradinaj po qëndron të konsulli Edon Cana



Ramush Haradinaj, lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës po qëndron  në Francë që nga 4 janari, pas një ndalimi të autoriteteve franceze bazuar me një urdhërarrest të lëshuar nga Interpoli në Beograd.

Një javë pasi ishte ndaluar, Gjykata në Colmar kishte nxjerr vendim që Haradinaj të lirohet me kusht nga ndalimi.

Atij ju konfiskuan dokumentet dhe i njëjti duhet të paraqitet dy herë në javë tek autoritetet franceze.

Prej datës 12 janar kur edhe është vendos kjo masë, Haradinaj qëndron në banesën e Konsullit të Përgjithshëm në Strazburg, Edon Cana.

“Gjykata ka kërkuar që Ramush Haradinaj të jetë në një hapësirë që shfrytëzohet nga përfaqësuesit diplomatik të Kosovës”, ka deklaruar për Indeksonline, avokati i Haradinajt, Arianit Koci.

Ndonëse janë bërë dy javë që nga koha e ndalimit, Haradinaj nuk ka shpenzime financiare sa i përket fjetjes.

“Në fakt, fjala e dhënë në gjykatë e z.Haradinaj, se do të qëndroj deri në fund të kësaj procedure ekstraduese dhe garancat e shtetit të Kosovës, kanë qenë të mjaftueshme për Gjykatën”, ka deklaruar Haradinaj.