[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Ramush Haradinaj për Demarkacionin: S’kemi tokë për t’i fal askujt



 

Botapress, 29 prill- Ish kryeministri i Kosovës njëherësh lideri i AAK’së Ramush Haradinaj e ka ripërsëritur edhe sot se Kosova nuk ka tokë për të falur.

Këto komente vijnë paka ditë para se Demarkacioni të procedohet në Kuvend i cili u paralajmërua se javën e ardhshme do të nxirret për votim.

 

Haradinaj tha sot para mbështetësve të tij në Gjllogjan se nuk do t’i falin tokë askujt, pasi sipas tij ata duhet të kenë vend ku të jetojnë.

 

Lideri i AAK’së menjëherë pas kthimit të tij nga Franca ka filluar që ta mbedh partinë e tij ku është diskutuar për zhvillimet e fundit në vend, me theks të veçantë Demarkacionin.

 

Ndërkaq sot, ai e nisi ditën duke bërë homazhe tek shtatorja e Zahir Pajazitit nga ku më pas vizitoi edhe varrin e ish presidentit Ibrahim Rugova. Edhe aty, Haradinajt tha se kundër demarkacionit ka edhe deputetë të LDK’së.