[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Ramush Haradinaj: Jam krenar me popullin tim



Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka falënderuar qytetarët të cilët e kanë mbështetur.

Haradinaj në profilin e tij në “Facebook” ka shkruar se e ka përcjell protestën nga Franca në rrethana të pazakonshme, por ka thënë se është krenar me popullin e Kosovës.

“Të dashur bashkëkombasit e mi. Po ju përcjell nga larg dhe në rrethana të pazakonshme, por edhe me kaq sa po mund t’u shoh, jam krenar me popullin tim!. Mbështetjen tuaj të madhe e të pakursyer, gjithandej nëpër Botë, e kuptoj si mbështetje për lirinë dhe ekzistencën e Kosovës dhe të secilit prej nesh. Fatin tonë e kemi lidhur me lirinë e përbashkët, dhe unë duke qenë njëri prej Jush, nuk shkel mbi lirinë e popullit tim’, ka theksuar ai.