• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Ramush Haradinaj, investitor i ri i Brezovicës

nga Bota Press
11 Maj, 2022
në Kosovë, Lajme
ShareShareShare

Ish-kryeministri i Kosovës dhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka blerë disa prona në Komunën e Shtërpcës, ku ndodhet edhe Qendra e Skijimit – Brezovica.

Gazeta ka publikuar disa dokumente zyrtare, që thotë se dëshmojnë se ish-shefi i Qeverisë së Kosovës ka disa parcela në bashkëpronësi në Komunën e Shtërpcës, përkatësisht 2100 metra katror.

Nga kabineti i Haradinajt kanë thënë se të gjitha informatat për pasurinë e tij janë publike në deklarimet e pasurisë që ai i ka bërë në Agjencinë Kundër Korrupsionit.

Ata nuk kanë dhënë përgjigje konkrete në pyetjet e parashtruara.“Të gjitha përgjigjet për këto pyetje, i gjeni në deklarimin vjetor të pasurisë së z. Haradinaj”, thuhet në përgjigjen që i ka kthyer kabineti i Haradinajt.

Përndryshe, në formularët e deklarimit të pasurisë për vitin 2021 në Agjencinë Kosovare Kundër Korrupsionit, Haradinaj ka deklaruar pasuri të patundshme në vlere prej 1 milion euro.

Në listën e gjatë të pasurisë së paluajtshme të Haradinajt përfshihet një shtëpi banimi prej 950 metrash katror në Prishtinë në vlerë prej 300 mijë euro, shtëpi familjare të përbashkët në Gllogjan në vlerë prej 270 mijë euro, tokë kodrinore 200 hektarë të privatizuar për 75 mijë euro, apo 3.75 € metrin katror të blerë nga Agjencia e Privatizimit, 21 ari truall në vlerë prej 27 mijë euro, shtëpi banimi me sipërfaqe prej 500 metrash katror në vlerë prej 202 mijë euro, apartament në vlerë prej 70 mijë euro dhe një vilë malore prej 120 mijë euro, por e paprecizuar se në ku ndodhet e njëjta./Botapress.info/

Të ngjashme

Lajme

Vajza bie në lumin “Bistrica” në Pejë, flet personi që e shpëtoi atë

nga Bota Press
18 Maj, 2022
Lajme

Kërcënimi me bombë te “Xhevdet Doda”, zjarrfikësit hyjnë në objektin e shkollës

nga Bota Press
18 Maj, 2022
Botë

Stoltenberg merr kërkesën e Finlandës dhe Suedisë për aplikim në NATO: Moment kritik për sigurinë tonë

nga Bota Press
18 Maj, 2022
Lajme

Berisha: Kurti nuk duhet të spekulojë me ato frazeologji se këtë e bëri Hashimi

nga Bota Press
18 Maj, 2022


Lajmet e fundit

  • Kërcënimi me bombë në ‘Xhevdet Doda’ doli alarm i rrejshëm
  • Vajza bie në lumin “Bistrica” në Pejë, flet personi që e shpëtoi atë
  • Kërcënimi me bombë te “Xhevdet Doda”, zjarrfikësit hyjnë në objektin e shkollës
  • Ky është e-maili për kërcënim me bombë në gjimnazin ‘Xhevdet Doda’
  • Stoltenberg merr kërkesën e Finlandës dhe Suedisë për aplikim në NATO: Moment kritik për sigurinë tonë

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by EasyWebs.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë

© 2021 Botapress.info - Developed by EasyWebs.