[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Ramush Haradinaj flet nga Franca: Më ngeli merak që s’isha në përvjetorin e Rugovës (Audio)



Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur në një lidhje telefonike me radion e Istogut, “Radio Fontana”.

Haradinaj ka kritikuar Prishtinën zyrtare për bisedimet me Serbinë ndërsa ka thënë se procedurës për lirimin e tij po i vije fundi.

I pyetur se çfarë i ka ngelur merak në ditët e fundit, Haradinaj ka potencuar mungesën e tij në përvjetorin e presidentit Rugova dhe mundësinë për të shkuar në përurimin e presidentit të Amerikës, Donald Trump.

Lideri i AAK-së ka falënderuar shqiptarët kudo për mbështetjen e dhënë në çfarëdo forme./Indeksonline/