Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka folur nga vendi i ngjarjes në Gllogjan ku tre persona mbetën të vrarë në një sulm makabër ndaj një autobusi që po transportonte nxënës.
Ramosaj ka thënë se ky është rast i papranueshëm, duke bërë thirrje që rasti të zbardhet sa më shpejtë.
“Është një rast i papranueshëm dhe u themi organeve të rendit që ta zbardhin në tërësi këtë që ka ndodhur. Unë shpresoj që këto raste të mos përsëriten asnjëherë dhe ftoj familjarët që ta ruajnë qetësinë mbi atë që ka ndodhë. Uroj që të mos jetë ndonjë sulm terrorist. Është situatë e paqartë për të gjithë ne derisa ta bëjmë ekspertizën”, tha ai.
Ai ka dhënë detaje edhe për identitetin dhe gjendjen e nxënësit që ka mbetur i plagosur.
“I lënduari është një nxënës i Dubravës, mbiemrin Turkaj i cili është jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë Ramosaj.