[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Ramije Ajdini: E unë duroj…



Ramije Ajdini: E UNË DUROJ…
Pse më mundon, o shpirt binjak
Kur, pa njëri-tjetrin s’bëjmë dot të dy
Më fal buzëqeshje mos më farmak
Se kur vuaj unë, vuan edhe ti.

Shpeshherë lëshon ti rrëke fjalësh
Dhe vrenjtesh si dielli pas resh
E unë duroj si zall nën ujë
Kur nis shpërthen me fjalë – rrebesh.