[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Rama, Vucicit: Ramushi për mua është çlirimtar



Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq, gjatë ditës ka komentuar vizitën e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në selinë e partisë së Ramush Haradinajt, AAK në Prishtinë. Ai ka thënë se Rama nuk është dashur ta vizitojë AAK-në. Kurse, Edi Rama i është përgjigjur duke thënë se Ramush Haradinaj është çlirimtar dhe se ka bërë mirë që ka vizituar këtë parti.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është përgjigjur Kryeministrit serb, Aleksandar Vuçiq, lidhur me vizitën e tij në AAK.

Rama në Klan Kosova ka thënë se ka bërë mirë që ka vizituar AAK’në.

“ Për mua Ramush Haradinaj është një çlirimtar. AKK’në është dashur ta vizitojë dhe kam bërë mire që e kam bërë këtë”, ka thënë Rama.