Edi Rama ka mohuar ndihmën e Kosovës në tërmetin tragjik të 26 nëntorit.Ende mbahet mend tërmeti tragjik i 26 nëntorit që goditi Thumanën e Shqipërisë duke shkuar në 51 numri i viktimave,
Shumë artistë të Kosovës ose jo dërguan ndihma me kamiona drejt vendit amë, por siç duket Edi Rama nuk i ka parë këto, i cili u shpreh sot se ndihma e parë erdhi nga Serbia.
Ndërkohë që pas Besa Kokëdhimës ka reaguar edhe këngëtarja Morena Taraku, e cila bashkë më Stresin i janë gjendur në gatishmëri popullit shqiptar në ato momente të vështira.
Ani pse nuk i pëlqen të merret me politikë këngëtarja nuk qëndroi indiferente karshi kësaj deklaratës së Edi Ramës.
Përveç se me fjalë ajo ia kujtoi edhe me pamje momentet e ndihmës së kosovarëve në momentet tragjike për të prekurit nga tërmeti.