[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Rama: Me ata apo pa ata, më 18 qershor në zgjedhje



Kryeministrim i Shqipërisë Edi Rama është takuar pasditen e së hënës me të rinjtë e Vlorës, të cilët votojnë për herë të parë. Në fjalën e tij, Rama tha se reformat e nisura nga kjo qeveri nuk mund të ndalen, shkruan Top Channel.

 

 

“Ata le të bëjnë ç’të duan, votuesit e parë të Vlorës dhe Shqipërisë nuk ka forcë që i ndalon. Ata të bëjnë ç’të duan, fuqinë e dashurisë sonë për Shqipërinë dhe për Shqipërinë që duam nuk ka forcë që e zhbën”, ka thënë Rama.

Rama ka paralajmëruar se, PS do të shkojë në zgjedhje edhe pa opozitën. “Kështu që më 18 qershor, si me ata si pa ata, ne do të votojmë. Më 18 qershor, si me ata, si pa ata, ne do të fitojmë”, ka thënë Rama.