[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Rama kërkon që shqiptarët në Maqedoni ta ruajnë qetësinë



Lidhur me ngjarjet në Maqedoni, sonte reagoi edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama duke bërë thirrje për distancim nga dhuna.

 

 

“Ajo që dua të them me shumë sinqeritet dhe këmbëngulje, është që shqiptarët në Maqedoni të ruajnë qetësinë dhe të mos bien pre e provokimeve, të jenë shembull sesi ne të gjithë së bashku nuk duam fundin e Maqedonisë, por duam stabilitetin dhe demokratizimin e mëtejshëm. Është një moment ku realisht duhet shumë qetësi”, tha ai.

Rama hodhi sërish poshtë pretendimet e partisë së Gruevskit se platforma e partive shqiptare është hartuar me ndërhyrjen e Tiranës, transmeton kp.

“Më vjen shumë keq që u ngrit një strategji dritëshkurtër politike duke vendosur shqiptarët në shënjestër dhe duke përdorur të ashtuquajturën platformë të Tiranës si sebepe. E vërteta është që vetë VMRO dhe Gruevski e kanë pranuar në bashkëbisedimin që kanë pasur me Ali Ahmetin, gjithçka që ka të bëjë me atë që më pas u mallkua si platforma e Tiranës. Arsyeja pse nuk funksionoi marrëveshja ata e dinë shumë mirë”, u shpreh Rama.