• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

“Rama i ka futur thika pas shpine Kosovës”, Berisha tregon pse lëshoi seancën e dy kuvendeve

nga Bota Press
27 Nëntor, 2022
në Lajme, Shqipëri
ShareShareShare

Ish-kryeministri, Sali Berisha, la sallën e Kuvendit, ku po zhvillohej mbledhja e përbashkët mes kuvendeve të Kosovës dhe Shqipërisë, në momentin që nisi fjalën kryeministri Edi Rama.

Berisha: Ju uroj shqiptarëve sot, gëzuar përvjetorin e pavarësisë, shpreh dhe përulem me nderimin më të madh përpara Ismail Qemalit, Ibrahim Rugovës dhe burrave të mëdhenj të botës që bënë të pamundurën që Shqipëria dhe Kosovës të jenë dy vende të pavarura. Një nderim i veçantë u përket atyre që derdhën gjak që sakrifikuan për lirinë dhe jetën që të jemi të pavarur. Asnjë komb nuk ka sakrifikuar për liri më shumë se shqiptarët. Nën udhëheqjen e komandantit Adem Jashari, shqiptarët kryen luftën e fundit në Europë dhe Kosova falë ndërhyrjes së NATO-s u bë e lirë.

LEXO EDHE KETE

“Bëmë çmos për ta penguar njëri-tjetrin”, a ishte kjo përgjigje e Ramës për Kurtin

Por, sot nuk mund të mos ndalem të theksoj se aktualisht, në platformën e këtij parlamenti, po flet njëri nga dy armiqtë kryesorë të qenies së shqiptarëve që nga themelimi deri më sot, një nga armiqtë më kryesorë ët Kosovës, njeriu i njohur botërisht si avokati më i shpifur i padronit të tij, Alekandër Vuçiç, njeriu që në vend që të bëjë avokatinë e Kosovës, të mbrojë interesat legjitime të saj, kalon nga samiti në samit duke lobuar për Vuçiçin dhe Rusinë e vogël në zemër të Ballkanit, Serbinë. Edi Rama ka futur thika pas shpine ndaj Kosovës në mënyrë të vazhdueshme. Ai u përpoq të zhbëjë arritjet e saj, përfshirë këtu edhe skenarët për ndarjen e saj me Aleksandër Vuçiç. Për të justifikuar vasalitetin ndaj Vuçiçit, ai kërcënon me luftën e Vuçiçit. Në të gjithë këto qëndrime, ai rezulton të jetë një antishqiptar i rrezikshëm për kombin shqiptar.

Berisha: Edi Rama nuk është vetëm vasali i neveritshëm i serbomadhit Vuçiç. Ai është njeriu që po shkatërron më shumë se kushdo tjetër, materien, qenien, identetitin kombëtar të shqiptarëve. Me politikat e tij, ai ka përzënë 27 përqind të popullsisë vetëm drejt BE, pa llogaritur në vendet tjera.

Në këtë kontekst ai meriton urdhrin e artë të Çubrilloviçit, ai ka zbatuar me përpikmëri platformën e tij për dëbimin e shqiptarëve. Ai është hajduti më i madh i të gjitha kohërave, tejkalon çdo hajni të kryer ndonjëherë, mjafton të kujtoj vjedhjen më të madhe që po bën ndonjëherë, atë të Portit të Durrësit.

Në këto rrethana, sot është një ditë kushtrimi për të gjithë shqiptarët, të qëndrojmë më shumë se kurrë të bashkuar kundër këtij armiku të egër të interesit kombëtar, kundër këtij armiku të egër të qenies kombëtare, kundër këtij armiku që po shpopullon dhe e shndërron Shqipërinë në kombin e gomoneve. Dita e Flamurit dhe e Pavarësisë është një kushtrim për shqiptarët: në këmbë, në këmbë, në këmbë.

Berisha: Fakti që u largova nga parlamenti, u largova për të përfaqësuar kombin shqiptar, të gjithë qytetarët e Kosovës që ndjehen të tradhtuar nga një kryeministër shqiptar, u largova për të përfaqësuar ndjenjat e dhjetëra-mijëra familjeve shqiptare që kanë humbur familjet e tyre nga barbaritë serbe, dhe Edi Rama prej katër muajsh, nuk lejon votimin e rezolutës për dënimin e gjenocidit serb në Kosovë. U largova për të përfaqësuar ata dhjetëra-mijëra shqiptarë qau larguan nga Shqipëria prej politikave çnjerëzore të Edi Ramës. Të gjitha këto janë arsyet që nuk mund të pranoja të dëgjoja ligjëratën e një njeriu, që pas Enver Hoxhës është armiku më i egër i kombit shqiptar./TCh/

Tags: BerishaSaliShqiperi

Të ngjashme

Lajme

Zhaklin-Luizi po e përdor Tean, për të bërë xheloze Kiarën

nga Bota Press
31 Janar, 2023
Lajme

“Ti manipulon”/ Tea-Je xheloze. Debat mes Kiarës dhe Teas

nga Bota Press
31 Janar, 2023
Lajme

Xhuli nuk ndalon së shprehuri simpatinë, ia puth edhe shpinën Atdheut (VIDEO)

nga Bota Press
31 Janar, 2023
Kosovë

Las Vegas: Comodita me prezantim brilant në një prej panaireve më të mëdha në botë (VIDEO)

nga Bota Press
31 Janar, 2023


Lajmet e fundit

  • Zhaklin-Luizi po e përdor Tean, për të bërë xheloze Kiarën
  • “Ti manipulon”/ Tea-Je xheloze. Debat mes Kiarës dhe Teas
  • Xhuli nuk ndalon së shprehuri simpatinë, ia puth edhe shpinën Atdheut (VIDEO)
  • Las Vegas: Comodita me prezantim brilant në një prej panaireve më të mëdha në botë (VIDEO)
  • Serwer i kërkon Kurtit ta bëjë një propozim për Asociacionin: Gjuaje topin në anën e Serbisë

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.