[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Rakiq: Muri në veri i vendosur politikisht nga shqiptarët



“Vendimet e paarsyeshme dhe zgjidhje të tilla si muri në afërsi të urës mbi lumin Ibër, janë gjëra që Prishtina dëshiron të tërheq vëmendjen e popullit për të mos kuptuar se qeveria nuk është e qëndrueshme, shkalla e papunësisë është në 60 për qind si dhe për t’i ndalur zërat për zgjedhje të parakohshme”.

Kështu ka thënë kryetari i Mitrovicës veriore, Goran Rakiq, transmeton lajmi.net.

“Muri është përdorur për qëllime politike të politikanëve shqiptarë të cilët dëshirojnë të devijojnë vëmendjen e publikut nga angazhimet e papërmbushura mbi formimin e komunave serbe”, ka thënë Rakiq./Lajmi.net/