Kryeministri i Kosovës Albin Kurti kohë pas kohe preferon që t’u drejtohet serbvëve të Kosovës me porosi nëpërmjet videove.
Ai këtë e bën kur do të çojë një mesazh të caktuar ndërkohë që nuk është i pranishëm në zonat kosovare ku jetojnë serbët.
Kurti vetë ka bërë me dije se ka kërkuar të takojë priftërinjtë e Manastirit të Deçanit por ata kanë refuzuar një takim të tillë.
Kështu që, edhe pse e kishte shpallur dialogun me serbët e Kosovës si prioritet të tij për dallim nga dialogu me Beogradin që nuk e konsiderontë të tillë, Kurtit kjo nuk i ka ecur shumë.
Kështu Kurti ka zgjedhur të flas me serbët nëpërmjet videove. Por, serbishtja e saktë e Kurtit duket se nuk po u pëlqen zyrtarëve të Lisës Srpska.
Kryetari i saj Goran Rakiq sot ka kërkuar që Kurti mos t’u flas më serbisht.
“Mos të na drejtohet më në serbisht, sepse porosia është e qartë, le të flas në gjuhën amëtare të tij” ka thënë Rakiq./Botapress.info/