• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Radojcicit pas fitores së VV’së dhe iu dha tender rreth 600 mijë euro

nga Bota Press
8 Dhjetor, 2021
në Aktuale
ShareShareShare

Milan Radoiçiq deri vonë kërkohej nga institucionet e Kosovës për t’u arrestuar si kreu i dyshuar i grupit të organizuar kriminal përgjegjës për vrasjen e Oliver Ivanoviqit në janar të vitit 2018. Por, në tranzicionin e pushtetit, pas fitores së Lëvizjes Vetëvendosje më 14 shkurt 2021, Radoiçiqit menjëherë i ishte revokuar urdhri për arrestim.

Ai ishte kthyer në shtëpi në pjesën veriore të Kosovës me shumicë serbe, pas arratisë për më shumë se dy vjet, pasi që Gjykata Themelore e Prishtinës ia kishte anuluar atij urdhrin për arrestim më 1 mars 2021, transmeton Demokracia.com.

Si një prej kokave më të mëdha të krimit në veriun e Kosovës, biznesmen dhe nënkryetar i partisë Lista Serbe, Radoiçiq mbështetej gjithnjë nga qeveria e Beogradit.

Megjithatë, disa ditë pas tërheqjes së urdhrit për arrestimin e Radoiçiqit, Sylë Hoxha, tani prokuror në pension, i cili e kishte hetuar çështjen e vrasjes së Ivanoviçit, ishte shprehur i çuditur me lirimin e papritur të Radoiçiqit nga akuzat kundër tij.

“Unë kisha prova kundër tij. Revokimi i urdhrit të arrestit mund të dëmtojë procesin”, ishte shprehur Hoxha.

Aktakuza për vrasjen e Ivanoviqit, e ngritur në dhjetor 2019, pretendonte se Radoiçiqi dhe Veselinoviq ishin krerët e një grupi kriminal përgjegjës për vrasjen dhe akuzonte disa policë për asistim në kryerjen e krimit.

Ndonëse Qeveria Kurti ishte shprehur gjithnjë kundër përfshirjes së Listës Serbe në qeverisje, e cila defakto drejtohej nga Radoiçiq, për shumëkënd ishte tepër i dyshimtë emërimi i disa politikanëve të Listës Serbe si zëvendësministra në Qeverinë Kurti.

Në gusht të vitit 2021, Kurti kishte emëruar për zëvendësministër Tihomir Dimiq në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, i cili ishte anëtar i strukturave paralele të Fushë Kosovës me vendim të Qeverisë së Serbisë. Ndërsa, Ksenija Bozhoviqin, dikur e afërt me politikanin serb Oliver Ivanoviq, e cila pas vrasjes së tij i ishte bashkuar Listës Serbe, me vendim të Kurtit ishte emëruar zëvendësministre në Ministrinë e Ekonomisë.

Ndërsa, një muaj më vonë, në korrik të vitit 2021, ishte raportuar se Qeveria e Kurtit i kishte dhënë edhe tender një kompanie të lidhur me Radoiçiqin.

Ministria e Infrastrukturës i kishte dhënë tender prej gati 600 mijë euro grupit të operatorëve ekonomik B CORP SH.P.K., Europa Partners SH.P.K., RAD D.O.O.

Kjo e fundit, Rad D.O.O, e cila figuron si pronë e njeriut të Radoiçiqit, Radule Steviç, pretendohet se është pronë e vetë Milan Radoiçiqit dhe kamionët e tij janë pare shpeshherë edhe në barrikadat e serbëve të veriut.

Kjo kompani kishte marrë tender për Mirëmbajtjen Verore dhe Dimërore 2021-2022 të Rrugëve Nacionale dhe Rajonale nga Ministria e Infrastrukturës.

Ky konzorcium, në fakt fitoi Lotin 2, në tenderin për mirëmbajtjen e rrugëve nacionale dhe rajonale për qytetin e Mitrovicës.

Tags: Gjykata Themelore

Të ngjashme

Aktuale

Gruaja që u vr`a është bashkëshortja e Naim Murselit këshilltar i Pacollit

nga Bota Press
29 Nëntor, 2023
Aktuale

Tronditet Prishtina këtë mbrëmje, ka të vdekur…

nga Bota Press
29 Nëntor, 2023
Aktuale

Emisari britanik i bën bashkë në darkë përfaqësuesit e partive politike me përfaqësues nga komuniteti serb

nga Bota Press
29 Nëntor, 2023
Aktuale

Deputetët e VV-së që e sfidojnë Kurtin – Korenica: Kjo është arsyeja pse kritikojmë

nga Bota Press
29 Nëntor, 2023


Lajmet e fundit

  • Pamje nga vendi i ngjarjes ku dyshohet se u vra gruaja e këshilltarit të Behgjet Pacollit
  • Vrasësit e gruas së Naim Murselit ishin me një veturë BMW me targa të huaja
  • Kjo është gruaja e Naim Murselit që vdiq tragjikisht sonte
  • Gruaja që u vr`a është bashkëshortja e Naim Murselit këshilltar i Pacollit
  • Tronditet Prishtina këtë mbrëmje, ka të vdekur…

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.