Një qytetar e ka gjetur një fëmijë të humbur në Fushë Kosovë. Qytetari në fjalë ka lajmëruar në grupin e Facebook’ut ‘Network Prishtina’, se ka gjetur një fëmijë të humbur në Fushë Kosovë.
Ai ka thënë se fëmija është në gjendje të mirë dhe i sigurt pranë tij.
Sipas fëmijës, prindi i tij quhet Afrim dhe jeton në banesa të Fushë Kosovës.Kush e njeh, qytetari ka thënë që të telefonojnë atë në numër telefoni.
Më poshtë postimi i plotë i tij. /Botapress/