[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Qytetari acarohet me Ramën: Na e hoqe trurin me turkun, ja si i përgjigjet Kryeministri (Foto)



Botapress, 4 Shkurt

Kryeministri Edi Rama është mjaft aktiv në Facebook, ku shpesh herë replikon me ndjekësit që komentojnë në postimet e tij.

Këtë herë “mollë sherri” është bërë statusi i Ramës, ku njoftonte se ishte në Stamboll dhe po drekonte me Presidentin turk Rexhep Tayip Erdogan.

Vëmendjen e kryeministrit e ka tërhequr komenti i një qytetari i cili e ironizon Ramën se në rrugën që ka ndërmarrë, shumë shpejt edhe në Shqipëri do të flitet turqisht, duke parë investimet e shumta turke në vendin tonë.

Por nuk ka vonuar as replika e Kryeministrit Rama i cili po me ironi i thotë qytetarit që të mos shprehet sikur ka lindur përpara Ismail Qemalit.

Komenti i qytetarit:

“Bukur shumë, kolegje turke, xhamia turke gjithandej ske ku me e pi një kafe, aeroporte turq. Po të jap 10 vjetë kohë skena me fol ma shqip por vetëm turqisht. Na e hoqët trunin me këtë turkun qa bahet kshu.”

Përgjigja e Ramës:

“O Dedë librat e historisë lexoji për kulturë po jo që të flasësh sikur jeton para se të lindte Ismail Qemali, se s’të bën mirë ty vetë jo për gjë tjetër.”