• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Qytetarët thonë se nuk i kanë pranuar ende 100 euro të COVID-19, Komuna e Suharekës thotë se pagesat janë në proces

nga Bota Press
3 Qershor, 2021
në Uncategorized
ShareShareShare

Disa qytetarë të Suharekës janë ende në pritje të subvencioneve të Komunës, ku çdo i infektuar me COVID-19 përfiton nga 100 euro, ndërsa familjarët e personave që kanë humbur betejën nga ky virus, do tu ndahen nga 200 euro.

Me 24 dhjetor të vitit 2020, me iniciativë të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), në Suharekë, është vendosur që personat e prekur me COVID-19 në këtë Komunë, të subvencionohen me 100 euro, ndërsa familjarëve të personave që kanë humbur jetën nga ky virus, u ndahen nga 200 euro. Për të qenë përfitues i këtij subvencioni, qytetarët duhet të figurojnë në listat zyrtare të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), që kanë qenë ose që janë të infektuar me COVID-19.

Mirëpo edhe pse ky vendim është nënshkruar në fillim të këtij viti dhe në janar qytetarëve u është kërkuar që të aplikojnë për subvencione, tre qytetarë nga Suhareka kanë bërë me dije për Metron se as ata e as disa familjarë të tyre nuk janë subvencionuar ende me nga 100 euro, edhe pse këta kanë qenë të infektuar me COVID-19.

Gazeta ka dërguar pyetje në Komunën e Suharekës, ku ka pyetur deri ku ka arritur procesi me këtë subvencion.

Zëdhënësi i Komunës së Suharekës, Reshat Reshitaj, ka thënë për Metron se pagesat janë në proces e sipër, duke mos dhënë detaje të shumta.

“Pagesat janë në proces e sipër,  disave ndoshta ju kanë bartë nëpër xhirollogari dhe shumë shpejt pritet që të barten edhe tek personat tjerë”, ka thënë Reshitaj për Metron.

Edhe pse Reshitaj ka thënë se pagesat janë në proces, në mbledhjen e fundit të Asamblesë Komunale, kryetari Bali Muharremaj e ka pranuar se ende nuk kanë filluar pagesat për subvencione.

Muharremaj në përgjigjen e tij ndër tjerash ka thënë se njëra nga dy arsyet është se të hyrat vetanake kanë ndikuar dhe se Ministria e Financave nuk ka dhënë ende sinjal që të bëhet alokimi i këtyre mjeteve, të cilat i përkasin Komunës së Suharekës e që bartën nga një vit në tjetrin, por që nuk janë grante.

Ndërsa arsye tjetër Muharremaj ka thënë se janë edhe dëmet nga vërshimet ato të cilat kanë ndikuar që këto mjete të mos ndahen ende, duke cekur se mjetet e Fondit Emergjent po shfrytëzohen për rregullimin e disa nga dëmve. /Botapress

Tags: Komuna e Suharekes

Të ngjashme

Uncategorized

Vdes një 46 vjeçar në rrugën ‘Muharrem Fejza’, u gjet pa shenja jete në një lokal

nga Bota Press
5 Gusht, 2022
Uncategorized

Më 29 qershor është regjistruar dita më e shkurtër në historinë e Tokës

nga Bota Press
3 Gusht, 2022
Uncategorized

Qalaj: Policia dështoi për herë të tretë në veri të vendit, po mungojnë urdhrat e duhur dhe të qartë

nga Bota Press
2 Gusht, 2022
Uncategorized

Gani Geci shpërndan videon e famshme të tij: Kur mun – mun, kur s’mun – s’mun

nga Bota Press
1 Gusht, 2022


Lajmet e fundit

  • Zbulohen destinacionet më të lira të kësaj vere
  • Elon Musk sfidon Twitter-in: Të dëshmojë para publikut se…
  • Sonte, nata e fundit e “Sunny Hill”
  • Receta shekullore e Djathit të Sharrit
  • Sveçla në Veri, i viziton policët që u ballafaquan me sulme para një jave, ua jep një porosi

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by EasyWebs.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by EasyWebs.