[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Qytetarët në përkrahje të Haradinajt në Francë, me brohoritje ‘UÇK,UÇK’ (Video)



Gjykata në Colmar të Francës ka shtyrë vendimin deri më 2 mars për rastin e Ramush Haradinajt.

Pas përfundimit të seancës, Haradinaj para medieve ka thënë se Serbisë përgjigjen ua ka dhënë në vitet 98 e 99 dhe se të njëjtën përgjigje do ta kenë gjithmonë.

Ndërkaq një numër i madh i shqiptarëve që ishin mbledhur para gjykatës kanë shoqëruar me brohoritje liderin e AAK-së pas përfundimit të seancës gjyqësore, transmeton Telegrafi.

“O Ramush ti ku je krejt Kosovën këtu e ke”, “Ramushi, Ramushi”, “Liri për çlirimtarët” dhe “UÇK, UÇK” kanë qenë brohoritjet e shumë shqiptarëve, të cilët vendimin e sotëm të gjykatës franceze e quajtën të padrejtë dhe të ndikuar nga Serbia.

Po ashtu në veturën me të cilën u largua Haradinaj nga oborri i gjykatës, një qytetarë i vendosi flamurin kombëtar në xhamin e përparmë të veturës.

Image

Image

VIDEO