Gazetari Vehbi Kajtazi është tallur me një pjesë të transmetimit të mbledhjes së përbashkët të kuvendeve të Kosovës e Shqipërisë javën e kaluar, duke e përmendur edhe drejtorin e transmetuesit publik, Rilind Gërvalla.
Në fragmentin e transmetimit që e publikoi Kajtazi, RTK-ja e kishte fokusuar për rreth dhjetë sekonda në ekran vetëm kryeministrin Albin Kurti në Kuvend gjatë intonimnit të himnit kombëtar, edhe pse në sallë ishin edhe shumë të tjerë, përfshirë kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, kryetarët e të dyja kuvendeve, presidentja Osmani, ministra e deputetë.
“Kqyrne RTK-ne e Rilind Gervalles qysh e fokuson sundimtarin e tij, se me demek ky eshte trim. Po me pase qene trim nuk ish sjelle si frikacak, o Rilind Limoni” – shkroi Kajtazi në llogarinë e tij në “Facebook