• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Quni premton mbështetje për industrinë e turizmin në Prizren

nga Bota Press
12 Tetor, 2021
në Kosovë, Lajme
ShareShareShare

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Prizrenit, Anton Quni ka premtuar funksionalizim të parkut të biznesit dhe mbështetje për industrinë dhe turizmin në këtë komunë.

Këto zotime pretendenti për të parin e Prizrenit i bëri gjatë një takimi me Shoqatën e Zejtarëve dhe Afaristëve në këtë qytet. Anton Quni, i cili synon mandatin e ardhshëm të parit të Prizrenit, thotë se do të investojë në turizëm me qëllim edhe të krijimit të vendeve të reja të punës.

Quni: Zhvillimin ekonomik mund ta arrijmë me investime

“Këtë zhvillim ekonomik mund ta arrijmë me investime, motivim dhe përkujdesje të veçantë në tri fusha të ndryshme në turizmin me këto vlera që i kemi, me monumente dhe trashëgimi kulturore që i kemi, pastaj turizmi historik duke pasur parasysh tërë historikun e zhvillimin e turizmit malor”, tha ai.

Për më tepër, Anton Quni thotë se top prioritet ka funksionalizimin e parkut të biznesit me qëllim të koncentrimit të bizneseve në atë zonë.

Quni: S’mund të flasim për zhvillim ekonomik nëse s’kemi një zonë të bizneseve

“Nuk mund të flasim për zhvillim ekonomik nëse nuk e kemi një zonë të koncentrimit të bizneseve ku është qasja e lehtë, ku ka parkingje të mjaftueshme për prodhim, deponim, bashkëpunim në mes të operatorëve të ndryshëm dhe infrastruktura bazike me ujë, siguri, ndriçim. Unë jam i bindur se kjo punë kryhet shumë shpejt apo është top prioritet yni”, tha Quni.

Kandidati për të parin e Prizrenit nga LDK ofroi mbështetje të veçantë për zejtarët e këtij qyteti, ku tha se do të krijojë kënde të veçanta brenda qytetit, ata do t’i ekspozojnë punimet e tyre. Ai ndërkaq u zotua se do të ofrojë edhe lehtësira tatimore dhe subvencione për bizneset.

Quni: Ne duhet të kemi kujdes ndaj jush

“Ne duhet të kemi kujdes ndaj jush jo vetëm për infrastrukturën fizike, por edhe lehtësira përmes subvencioneve, uljen e taksave, trajtimi me dinjitet i personave me nevoja të veçanta apo invalidët civilë të luftës që kanë shkallë më të ulët të invaliditetit. Ne jemi të gatshëm që t’iu ofrojmë beneficione përmes masave lehtësuese tatimore e subvencione”, tha ai.

Kandidati i LDK-së për të parin e Prizrenit premtoi edhe shumë investime në Kalanë e Prizrenit, përfshirë edhe krijimin e teleferikut. Ndërsa, me qëllim të zvogëlimit të trafikut rrugor në qendër, Quni u zotua se do të krijojë parkingje nëntokësore. Synim i tij mbetet edhe krijimi i kuadrove për punët që ofrohen në komunë./Botapress.info/

Tags: anton quni

Të ngjashme

Kuriozitete

Mjeku shqiptar jep alarmin: Mos e bëni seksi oral e anal, rrezikoni kancerin

nga Bota Press
13 Gusht, 2022
Lajme

Ato e nisën karrierën me muzikë argëtuese, përfunduan në “tallava” dasmash!

nga Bota Press
13 Gusht, 2022
Diaspora

Sukseset dhe të arriturat e ambasadorëve të kulturës, gjuhës dhe traditës shqiptare në Skandinavi

nga Bota Press
13 Gusht, 2022
Botë

Ish-Presidenti Trump hetohet për shkelje të mundshme të ligjit të spiunazhit

nga Bota Press
13 Gusht, 2022


Lajmet e fundit

  • Mjeku shqiptar jep alarmin: Mos e bëni seksi oral e anal, rrezikoni kancerin
  • Ato e nisën karrierën me muzikë argëtuese, përfunduan në “tallava” dasmash!
  • Sukseset dhe të arriturat e ambasadorëve të kulturës, gjuhës dhe traditës shqiptare në Skandinavi
  • Ish-Presidenti Trump hetohet për shkelje të mundshme të ligjit të spiunazhit
  • Katër ministri të Kurtit pa asnjë cent investime kapitale për 6 mujorin e parë të vitit 2022

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by EasyWebs.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by EasyWebs.