Analisti politik, Vigan Qorrolli, ka reaguar lidhur me vrasjen e një 18-vjeçareje të dielën në Ferizaj, e cila ishte dërguar pa shenja jete pranë spitalit të këtij qyteti.
Qorrolli përmes një statusi në Facebook ka thënë se vrasjet e femrave janë bërë të shpeshta, pasi siç ka thënë, meshkujt që pozojnë me armë e drogë nëpër rrjetet sociale, nuk mbahen në vazhgim nga autoritetet e sigurisë.
“Qyteti i Ferizajt e shënoi një rast të rëndë ditën e djeshme, ku u rrah dhe dhunua* për vdekje një vajze 18 vjeçe nga dy meshkuj, njeri prej tyre recidivist (i dënuar me parë për vrasje). Vrasjet e femrave janë bërë sheshazi të shpeshta, për shkak se meshkuj kapadainj që pozojnë me armë e droga nëpër fejs, nuk mbahen në vëzhgim nga autoritetet e sigurisë. Sidomos risocializimi i vrasësve është akoma utopik, në këto rrethana të vështira psiko-sociale të shoqërisë tonë.
*Dhunimi për motive të dhunës së shfrenuar fizike, jo domosdo të asaj seksuale, meqë këtë mund ta zbardh (vetëm) ekspertiza mjeko-ligjore”, ka shkruar Qorrolli./Botapress/