• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Qeveria ua heq shtesat edhe një pjese të Policisë

nga Botapress.info
24 Prill, 2021
në Aktuale
ShareShareShare

Pakoja e re Emergjente e Qeverisë Kurti 2 ka lënë jashtë disa kategori të institucioneve dhe bizneseve që mund të jenë prekur financiarisht apo rrezikuar nga situata me pandeminë në Kosovë.

Mes tyre janë edhe mbi 2 mijë punonjës hetues të Policisë së Kosovës, të cilët kësaj radhe nuk përfituan mjete shtesë për punën sipas nevojave në terren.

Nga gati 9 mijë e 400 punonjës sa ka Policia e Kosovës në total, përfitues nga vendimi i ri i Qeverisë Kurti do të jenë veç rreth 4 mijë e 500, përjashtuar edhe pjesën e hetuesve policorë. Dhe këta mbi 2 mijë policë hetimorë ishin mbështetur nga Qeveria Hoti gjatë vitit të kaluar, mirëpo Qeveria aktuale ka vendosur të mos i përfshijë fare.

Këtë e ka konfirmuar kryetarja e Sindikatës së Policisë së Kosovës, Valbona Kamberi, duke thënë se është nënçmuese përjashtimi i të tjerëve.

‘’Po është e vërtetë. Qeveria Kurti ka nda vetëm për 4 mijë e 500 punonjës të Policisë së Kosovës mjete financiare në kuadër të Pakos Emergjente për punën që e bëjnë. E të cilët janë në ballafaqim direkt me pandeminë. Ndërkaq pjesa tjetër ashtu siç ka qenë më herët nuk është përfshirë. Ështe nënçmuese sepse është dashur të përfshihen të gjithë dhe jo të bëhen dallime”, ka thënë Kamberi për Periskopin.

Ajo tregon se njësitet hetimore sipas nevojave dhe thirrjeve kanë qenë të ekspozuar edhe në terren gjatë krejt situatës me pandeminë.

“Është e vërtetë që edhe njësitet e hetimeve nuk janë përfshirë e të cilët po ashtu janë gjithë kohën në terren. Pse është bërë kjo dhe qysh, e çfarë vendimi është marrë nuk kemi asnjë informacion pse është bërë kjo ndasi edhe pse nuk janë përfshirë edhe pjesa dërrmuese e pjesëtarëve të Policisë të cilët punojnë në terren’’, shton Kamberi.

Tutje ajo paralajmëron se të hënën do të drejtojnë shkresa tek ministri i Punëve të Brendshme dhe Kryeministri për të kërkuar sqarim rreth këtij vendimi.

‘Të hënën do t’ju drejtohemi edhe ministrit të Punëve të Brendshme edhe Kryeministrit, me qëllim të marrjes së informatave’’, thekson ajo.

Qeveria Hoti vitin e kaluar kishte marrë vendim që policët që kanë qenë të ekspozuar drejtpërdrejt ndaj pandemisë të marrin shtesa nga 100 euro. Ato mjete ishin ndarë për 6 mijë e 124 zyrtarë policorë.

Tags: policiaQeveria

Të ngjashme

Aktuale

KFOR vendos të shtojë forcat në veri të Kosovës

nga Bota Press
3 Tetor, 2023
Aktuale

Çka bëjnë “Mbrojtja Civile” dhe “Brigada e Veriut”?

nga Bota Press
3 Tetor, 2023
Aktuale

Sindikata e Policisë dërgon peticion në komisionin për të drejtat e njeriut, këto janë 10 kërkesat e tyre

nga Bota Press
3 Tetor, 2023
Aktuale

Haradinaj tregon se pse e kishte pritur Radoiçiqin në zyrë

nga Bota Press
3 Tetor, 2023


Lajmet e fundit

  • E rëndë: Vdes i riu, aksident në dalje të Prishtinës
  • Karta e Vuçiq pas sulmit terrorist, kërcënon me…
  • Mbesa e ish-presidentit Ibrahim Rugova promovon rezidencën e gjyshit, video bëhet virale
  • KFOR vendos të shtojë forcat në veri të Kosovës
  • Nga janari pa viza, këto janë rregullat që kosovarët duhet të respektojnë

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.