[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Qeveria: Nuk kemi informatë zyrtare për arrestimin e drejtorit për buxhet dhe financa



Bazuar në lajmin e publikuar në media lidhur me arrestimin e Drejtorit të Zyrës për Buxhet dhe Financa në Zyrën e Kryeministrit, ju njoftojmë se, deri më tani nuk kemi informatë zyrtare nga institucionet kompetente.

 

Duke u bazuar në Rregulloren nr: 04/2016 për Bashkëpunim Institucional të Këshillit Prokurorial të Kosovës, prokurori i shtetit duhet të njoftoj autoritetet përkatëse publike, kur një shërbyes civil akuzohet, ose procedimi penal ka filluar ndaj tij/saj.

 

Në rast të njoftimit zyrtar nga organi kompetent për fillimin e procedurës penale ndaj një shërbyesi civil, Zyra e Kryeministrit do t’i ndërmerr të gjitha masat ligjore konform nenit 69 të Ligjit nr. 03/l-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës./Botapress.info