Lulzim Syla, kryeinspektor i Inspektoratit të Tregut, është shkarkuar nga pozita e tij, ani pse gjatë këtij viti të njëjtit iu zgjat mandati për katër vite.
Vendimi është marrë përgjatë mbledhjes së qeverisë gjatë ditës së mërkurë, duke shfuqizuar vendimin nr. 07/67 të datës 26 shkurt të këtij viti.
Në po këtë datë, në mbledhjen e mbajtur nga ish-Qeveria Hoti, ishte marrë vendim që t’i vazhdohet mandati Sylës për katër vite.
“Po ashtu, kabineti qeveritar ka miratuar vendimin për vazhdimin e mandatit edhe për katër (4) vjet për z. Lulzim Syla, në pozitën e Kryeinspektorit të Inspektoratit të Tregut”, është shkruar në faqen e kryeministrisë për mbledhjen e mbajtur nga Hoti.