[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Qeveria: Nuk do të ketë mure të tjera në veri



Qeveria e Kosovës ka mbajtur një konferencë të jashtëzakonshme për media në të cilën, kanë folur kryeministri Isa Mustafa dhe ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala.

Mustafa ka thënë se është pritur që pas një sërë diskutimesh kjo çështje të kryej në mënyrë paqësore, njofton Klan Kosova.

Ai ka falënderuar akterët ndërkombëtar përfshirë në këtë proces, por edhe presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli dhe qeverisjen lokale të Mitrovicës së Veriut.

Sipas Mustafës në këtë dialog kanë triumfuar metodat demokratike, kurse ka mohuar se do të ndërtohet ndonjë mur tjetër në veri.

Ai ka pohuar se gjithçka që do të behet te Ura e Ibrit do të jetë në bazë të ligjeve të Kosovës.

Edhe ministri, Shala shtoi të njëjtën duke thënë se nuk do të ketë ndonjë platformë te kjo urë.