Kemi dëgjuar e stërdëgjuar premtime nga kryeministri Albin Kurti e vartës të tjerë të pushtetit që do të përkrahen sektorët publik, në rastin tonë, sektori i arsimit publik në vend. Mirëpo, në praktikë, kjo gjë duket më ndryshe. Më miratimin e Ligjit për Paga dhe me Rregulloren e re për Shtesa, studentët e sektorit publik janë diskiriminuar nga shtesat. Si ndodhi?
Ligji i Pagave edhe pas mirtatimit, po vazhdon të jetë në qendër të komenteve të cilat vënë në pah pakënqësi të mëdha në raport me rritjen e pagave dhe rregulloren për shtesa.
Në këtë shkrim do të flasim vetëm për rregullorën, konkretisht nenin 7 të kësaj rregullore që diskrimono ashpër punëtorët në sektorin publik që kanë kryer studimet e nivelit të dytë (master) në universitetet publike e private në Kosovë.
Neni 7 i Rregullorës për Shtesën dhe për Kushtet e Tregut të Punës, thekson qartë që kushdo prej punëtorëve që është i punësuar në sektorin publik e që ka kryer masterin në Kosovë, nuk mund të përfitojë nga shtesat që përcaktohen me këtë rregullore.
Përshirja e studentëve që kanë kryer studimet jashtë shtetit në shtesa, thekson se Qeveria po favorizon për hërë të dytë të njëjtit pasi atyre Qeveria ia finacon edhe studimet jashtë vendit.
“1. Të punësuarit që kanë kryer studimet e nivelit të dytë të arsimit të lartë në programet studimore të financuara apo të bashkë financuara nga Qeveria e Republikës së Kosovës kanë të drejtë të përfitojnë shtesë për kushte të tregut të punës. 2. Për të përfituar këtë shtesë, duhet të plotësohen kumulativisht kushtet si në vijim: 2.1. programi i studimeve të nivelit të dytë të arsimit të lartë të jetë i financuar ose bashkë-financuar nga Qeveria e Kosovës; 2.2.të kenë të përfunduar studimet e nivelit të dytë të arsimit të lartë në universitete jashtë vendit; 2.3. të kenë vlerësim të performancës mbi notën “mirë”; dhe 2.4.të mos ketë masë disiplinore aktive për shkelje të rënda” – thuhet në nenin Neni 7, “Shtesa për kushte të tregut të punës për profesionet nga programet studimore të financuara ose bashkë financuara nga Qeveria e Republikës së Kosovës”.
Kuvendi 29 shtator / Nagavci: Projektligji për pagat i rregullon koeficientet më mirë se ligji i kaluar
Në anën tjetër, eksperti i fushës së arsimit në Kosovë, Rinor Qehaja nga Instituti “EdGuard”, për Nacionalen ka thënë se rregullorja nuk duhet të paragjykojë kompetencën profesionle duke bërë dallimin mes studimeve brenda apo jashtë vendit.
Ai ka thënë se rekurtimi nuk duhet të kufizohet në vendin se ku janë kryer studimet.
“Kjo rregullore nuk guxon të paragjykoj kompetencën profesionale bazuar në nivele të studimit jashtë vendit. Shtesa duhet të jetë nxitje për rekrutim, mirëpo rekrutimi duhet të jetë subjekt i një përzgjedhje meritokratike që nuk kufizohet në vendin e studimeve, por në kompetencë të dëshmuar profesionale.” – ka thënë ai për Nacionale.
Për të mos harruar, kryeministri Albin Kurti deklaronte edhe kohëve të fundit se arsimi është e ardhmja e shtetit.
“E ardhmja e shtetit, ekonomisë dhe shoqërisë sonë mbarë varet nga arsimimi.” – thoshte ai.
Bile, kryeministri Albin Kurti në fjalimin e tij me rastin e 53-vjetorit të themelimit të Universitetit të Prishtinës thoshte ndër të tjera se “dija mund të kthehet në masë të pavlefshme nëse nuk konfiguron sjellje në politikat publike.”
Mirëpo, shpresojmë që qasaj për shtesa e bërë nga Qeveria Kurti të ndryshoje dhe të mosdiskriminojë studentët e nivelit master në Kosovë, duke mos i përfshirë ata në shtesa, nëse në të ardhmen punësohen në sektorin publik.
Përndryshe Nacionale ka dërguar pyetje në adresë të Qeverisë lidhur me këtë rregullore, mirëpo deri më tani, ata nuk kanë kthyer përgjigje.