Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e radhës.
Me këtë rast, Qeveria e Kosovës, ka votuar propozim vendimin për ndalimin e përkohshëm të eksportit dhe rieksportit të disa produkteve themelore agro ushqimore.
Ministrja Rozeta Hajdari ka prezantuar para kabinetit qeveritar propozim-vendimin i cili edhe është miratuar.
“Sado i vogël të jetë eksporti dhe rieskporti mund të rrezikojë furnizimin e Kosovës në të ardhmen. Pas diskutimeve edhe me Doganën e Kosovës, kemi marrë vendim që për të lehtësuar gjendjen të bëjmë ndalimin e përkohshëm të eksportit dhe rieksportit të disa produkteve themelore agroushqimore”, tha ministrja.
Vendimi i propozuar ndalon eksportin e drithërave, miellit, vajit ushqimor, sheqerit dhe kripës.
Pas hedhjes në votim nuk pati asnjë votë kundër apo abstenim dhe ky vendim është miratuar./Botapress.info