Qeveria e Kosovës sonte është mbuluar me ngjyrat e flamurit kroat si shenjë falënderimi për ndihmën dhe gatishmërinë e qeverisë së Kroacisë dhe autoriteteve kroate për ndihmën ndaj bashkëatdhetarëve të cilët pësuan aksident në ‘Slavonski Brod’, shkruan Gazeta Botapress.
10 kosovarë të cilët po vinin nga Gjermania në Kosovë mbetën të vdekur nga aksidenti që pësoi autobusi i kompanisë ‘Deva Tours’ në autostradën ‘A3’ në ‘Slavonski Brod’ të Kroacisë.
Përgjigja dhe gatishmëria e autoriteteve kroate për t’iu dalë në ndihmë të lënduarve dhe për t’u kujdesur për të gjitha procedurat shëndetësore dhe të udhëtimit u duartrokit dhe bëri që të gjithë kosovarët t’i falënderojnë ata.
Kjo është publikuar në Twitter nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca. /Botapress/