[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Qeveria Hoti akoma pa vendim për zëvendësimin e Meliza Haradinajt si ministre e MPJD-së



Drejtoresha e Zyrës së Komunikimit me Media të Qeverisë, Antigona Baxhaku thotë se Qeveria në detyrë e Kosovës akoma nuk ka marrur vendim për zëvendësimin e Meliza Haradinajt në postin e Ministres së MPJD.Baxhaku thotë se kjo ka ndodhur për shkak të procedurave protokolare, por se deri në fund të ditës do të mirret vendimi.

“Një herë për një herë nuk është marrë ndonjë vendim, për shkak të procedurave protoloklare deri sa të vie dorëheqja. Besoj që deri në fund të ditës do të mirret vendimi për zëvendësim“, deklaroi Baxhaku për Gazeta Botapress.

Pas dorëheqjes së saj, aktualisht MPJD mbetet pa udhëheqës, ku së shpejti kryeministri në detyrë Avdullah Hoti pritet ta emëroj njërin nga zëvendësministrat e kësaj ministrie.

Muhamet Brajshori, Teuta Sahatqija dhe Gani Dreshaj që aktualisht kanë pozitën e zëvendësministrit, pritet që të emërohen në vend të Meliza Haradinaj-Stublla.Kujtojmë se së fundmi dorëheqje nga pozita e ministres së Financave dha edhe Hykmete Bajrami, e cila u zëvendësua nga Agim Krasniqi që mbante pozitën e zëvendësministrit

Gjithashtu edhe Blerim Kuçi kishte dhënë dorëheqje nga pozita e ministrit të Ekonomisë pak ditë para fillimit të fushatës zgjedhore. Kuçi u zëvendësua nga bashkë partiaku i tij Muharrem Nitaj./Botapress/