Qeveria e re Edi Ramës në Shqipëri ka gjithsej 12 gra dhe 4 burra me poste ministrore. Pas kësaj ka reaguar gazetari Adriatik Kelmendi, i cili ka ironizuar me partitë politike në Kosovë, përcjell Botapress.info
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se të gjitha partitë në Kosovë bashkë nuk i kanë bërë as kandidate për kryetare të komunave 12 gra!
Postimi i tij i plotë:
Qeveria e re e Edi Ramës me 12 gra dhe 4 burra me poste ministrore. Të gjitha partitë politike të Kosovës bashkë nuk i kanë bërë as kandidate për kryetare të komunave 12 gra!
Jemi një!