• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Qeveria e propozon Haki Abazin ambasador në SHBA, por refuzohet nga Uashingtoni zyrtar!

nga Bota Press
18 Qershor, 2021
në Aktuale
ShareShareShare

Deputeti i VV-së Haki Abazi është propozuar për ambasador në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gazeta Express merr vesh nga burimet se propozimi i MPJD-së për ta dërguar Abazin në Washington D.C është refuzuar nga pala amerikane.

Qeveria që udhëhiqet nga Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar ish-drejtorin e Fondit Rockfeller, Haki Abazi, për ambasador të Kosovës në ShBA.

Por, Gazeta Express merr vesh nga burime të saja se ky propozim s’është pranuar nga amerikanët.

Express ka pyetur ministrinë për Punë të Jashtme dhe Diasporë nëse propozimi i tyre që Haki Abazi të bëhet ambasador në Washington është refuzuar. Deri në publikimin e këtij teksti, zyrtarët e MPJD-së nuk janë përgjigjur në pyetjet e dërguara të enjten. Pra, kjo ministri as nuk e ka mohuar, e as nuk e ka pohuar se Abazi është propozuar për ambasador.

Abazi, që ishte zëvendëskryeministër në Qeverinë Kurti 1, ka sulmuar shumë herë mediat e është përfshirë në shumë përplasje.

Ai në zgjedhjet e 14 shkurtit ishte prej deputetëve të LVV-së që mori më së paku vota. Numri dy i Qeverisë Kurti I nuk mori asnjë pozitë në qeverinë akutale dhe duket se i kanë shkuar huq edhe planet për inkuadrim në mision diplomatik.

Kosova nuk ka emëruar ambasador në ShBA prej kur Vlora Çitaku u kthye nga atje, pas shkarkimit nga ish-ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca. Në fakt ajo qëndroi edhe për disa muaj pas shkarkimit, derisa ish-presidenti Thaçi e nënshkroi dekretin e kthimit të Çitakut. Misionin diplomatik aktalisht po e drejton i ngarkuari me punë, Valdet Sadiku.

Tags: Haki AbaziSHBAUashington

Të ngjashme

Aktuale

Çka pas votimit të vizave në LIBE?

nga Bota Press
23 Mars, 2023
Aktuale

Ohri përplas Kurtin me krerët e opozitës – në Kuvend pati edhe sharje e poezi

nga Bota Press
23 Mars, 2023
Aktuale

Kurtit i telefonon Këshilltari Special i Blinken: Më uroi për marrëveshjen

nga Bota Press
23 Mars, 2023
Aktuale

PSD në aksion, mbi veturën zyrtare të Konjufcës shkruajnë “Edhe asi edhe ksi”

nga Bota Press
23 Mars, 2023


Lajmet e fundit

  • Kuvendi sërish shkon në pauzë
  • Abazi-Kurtit: Për marrëveshjen e Ohrit, aktivistët e VV-së do të rrotullonin makina
  • “Vetëmenaxhimi shkon përtej Asociacionit, mos bini në kurthën e Kryeministrit”
  • Kastrati: E kam një gaz lotsjellës me veti, kam me gju në fund
  • Korrupsioni qeveritar në vend, profesori amerikan: Raporti i DASh shqetësues për Kosovën

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.