• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

“Qeveri e paaftë”, LDK reagon ashpër: Qeveria urgjentisht të pezulloj vendimin për tatimin në pronë

nga Bota Press
24 Janar, 2023
në Kosovë, Lajme
ShareShareShare

Lidhja Demokratike e Kosovës, ka reaguar pas raportimeve për rritjen e normës së tatimit në pronë. LDK në një postim në Facebook, e vlerëson si një tjetër goditje ndaj papërballueshmërisë në kohën kur kosto e rritjes së çmimeve dhe kosto e jetesës ka arritur nivele rekorde në vend.

“LDK kërkon nga Qeveria e Kosovës që urgjentisht të rishikoj të gjitha mundësitë ligjore për të pezulluar rivlerësimin e tatimit në pronë për vitin 2023, duke mos lejuar rritjen e ngarkesës tatimore në pronë për qytetarët e Kosovës. Gjithashtu Ministria e Financave sa më shpejtë ta dërgojë ligjin e ri për tatimin në pronë në Kuvend në mënyrë që t’iu mundësohet Komunave ulja e pragut të normës tatimore”, thuhet ndër të tjera në reagimin e LDK-së.

Postimi i plotë:

ÇMIMI I PAAFTËSISË

Qeveria e paaftë ka filluar vitin e ri edhe me një rritje të ngarkesës tatimore për qytetarët e Kosovës. Kjo është edhe një godite tjetër ndaj papërballueshmërisë në kohën kur kosto e rritjes së çmimeve dhe kosto e jetesës ka arritur nivele rekorde në vend.

Për shkak të rritjes së barrës tatimore – si rezultat i rritjes së vlerësimit të pronave nga Ministria e Financave – qytetarët e Kosovës kanë filluar të pranojnë faturat e tatimit në pronë me rritje deri në dyfishim. Kjo ngarkesë shtesë, në kohë të krizës së çmimeve, është e papranueshme dhe e patolerueshme. Vendimet e Ministrisë pa koordinim, janë papërgjegjësi.

Me këtë shkallë enorme të inflacionit, në mungesë të rritjes së ardhurave, në rëndesë ekonomike, kjo politikë e Qeverisë na shpërfaqet si një tjetër dështim i madh. Në kohë të papërballueshmërisë, ky është një veprim tjetër i papërgjegjshëm i pushtetit që tashmë veçse është larguar nga qytetari.

LDK kërkon nga Qeveria e Kosovës që urgjentisht të rishikoj të gjitha mundësitë ligjore për të pezulluar rivlerësimin e tatimit në pronë për vitin 2023, duke mos lejuar rritjen e ngarkesës tatimore në pronë për qytetarët e Kosovës. Gjithashtu Ministria e Financave sa më shpejtë ta dërgojë ligjin e ri për tatimin në pronë në Kuvend në mënyrë që t’iu mundësohet Komunave ulja e pragut të normës tatimore.

 

Tags: LDKQeveriaVV

Të ngjashme

Lajme

Dea dërgon tre banorë në nominim, njëri prej tyre lë shtëpinë sonte

nga Bota Press
4 Shkurt, 2023
Lajme

Kimete Berisha: Albin Sharlatani!

nga Bota Press
4 Shkurt, 2023
Lajme

E tepron Rita Ora: Parakalon në tapetin e kuq, e veshur vetëm me të brendshme

nga Bota Press
4 Shkurt, 2023
Kosovë

AAK i përgjigjet Ramabajës: UÇK është pasuri e trashëgimisë shqiptare

nga Bota Press
4 Shkurt, 2023


Lajmet e fundit

  • Lajmi i fundit: Gjuajtje me armë në Graqanicë, policia interviston një person
  • Dea dërgon tre banorë në nominim, njëri prej tyre lë shtëpinë sonte
  • Kimete Berisha: Albin Sharlatani!
  • E tepron Rita Ora: Parakalon në tapetin e kuq, e veshur vetëm me të brendshme
  • AAK i përgjigjet Ramabajës: UÇK është pasuri e trashëgimisë shqiptare

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.