Të martën janë hequr edhe një pjesë e telave gjemborë përreth ndërtesës komunale, ndërsa tani aty qëndrojnë vetëm tre ushtarë.
Në këtë komunë me shumicë serbe në veri të Kosovës, më 29 maj kishte ndodhur një përleshje mes ushtarëve të KFOR-it dhe protestuesve lokalë.
Gjatë vizitës dyditore në Prishtinë dhe Beograd, të dërguarit e SHBA-së dhe BE-së, Gabriel Escobar dhe Mirosllav Lajçak, kanë nisur takimin me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin.
Ata pritet që gjatë ditës të takohen edhe me përfaqësues të partive në Kosovë, përshirë Listën Serbe.
Një ditë më parë, Escobar dhe Lajçak u takuan me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, të cilit i kërkuan qetësimin e situatës në veri, mbajtjen e zgjedhjeve të reja dhe kthimin në dialogun e Brukselit.
Më vonë gjatë ditës, Escobar dhe Lajçak do të udhëtojnë drejt Beogradit, ku, sipas njoftimeve, në orën 18:30 do të takohen me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq./Botapress.info/