[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Qentë endacakë sulmojnë një nxënës (Foto)



Gjatë ditës së djeshme, një nxënës i klasës së tetë në shkollën “Skënderbeu” në Mitrovicë, është sulmuar nga qentë endacakë, njofton Klan Kosova.

Këtë lajm e ka konfirmuar edhe Drejtori i kësaj shkolle, Xhelal Tahiri, i cili ka thënë për klankosova.tv, se djali i quajtur Endrit Istrefi i cili u sulmua nga qentë, fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetë por ka mbetur me trauma.

Tahiri më tutje tha se i ka njoftuar të gjitha organet e rendit në lidhje me këtë rast, duke kërkuar ndihmë, pasi që rrethi i shkollës “Skënderbeu” është jashtëzakonisht i rrezikuar nga qentë endacakë.

16144505_404744779861865_518003751_n