• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Qemajl Sokoli: RTP-ja e okupuar!

nga Bota Press
4 Korrik, 2021
në Opinione
ShareShareShare

Para një kohe, Parisë së shtetit: zonjës Vjosa Osmani, z. Albin Kurti dhe z. Glauk Konjufca ia kam dërguar letrën e hapur, rreth aktualizimit të problemit të RTP-së.

Mirëpo, letra ka hasur në veshët e shurdhër. Me këtë, Paria, pos që më ka injoruar mua, e ka injoruar institucionin historik medial, si dhe dhjetëra mijëra votues. Ja, se çfarë jemi kurrë të vijmë në pushtet?!

Sidoqoftë, askush nuk mund ta kontestojë ekzistimin, veprimin dhe kontributin e madh, kombëtar, informues, arsimues, edukues e propagandues të RTP-së. Sepse, rrënjët e saj datojnë që nga Lufta e Dytë Botërore, me funksionimin e radiostacioneve lokale:-“Radio Prizreni” dhe “Radio Kosova”, në Prishtinë.

Kurse, që nga 5 shkurti i vitit 1945, në Prizren themelohet stacioni i parë profesional me program të rregullt ditor në gjuhën shqipe, dhe në atë serbe – Radio Prizreni. Qe ky, një sukses i madh i shoqërisë sonë të atëhershme socialiste në lëmin radiodifuzive. Mirëpo, për shkak të kalimit të administratës në Prishtinë, nga vjeshta e vitit 1946, funksionon si – Radio Prishtina (RP).

Zhvillimi i Radio Prishtinës ka shkuar krahas zhvillimit të kërkesave të shoqërisë sonë, dhe bëhet pjesë e pandashme e jetës dhe e qenësisë sonë.

Pas, mposhtjes së forcave shoveniste serbomadhe në vitin 1966, krijohen kushtet e favorshme politiko-shoqërore. Ashtu që, më 26 nëntor, nga studioja e Televizionit të Beogradit, për herë të parë ekrani televiziv foli – s h q i p!

Me zhvillimin e mëtejmë të shoqërisë si dhe të kërkesave të saja në këtë lëmi, më 15 Maj të vitit 1973, Kuvendi i Kosovës e themeloi – Radiotelevizionin e Prishtinës (RTP).

Pastaj, përshpejtohen punët teknike e kuadrovike edhe për pavarësimin e Televizionit të Prishtinës (TVP). ashtu që, më 26 Nëntor të vitit 1975, programi televiziv filloi të emetohej nga studio vetanake në Prishtinë.

Që atëherë, e deri në mbylljen e dhunshme nga forcat militare serbo-sllave, më 5 Korrik, në orën 15, 15 minuta, të vitit 1990, RTP-ja ishte shtëpia radiotelevizive e qytetarëve të Kosovës. Kurse, me programet cilësore e përmbajtjesore: informative, politike, dokumentare, arsimore, kulturore, artistike, muzikore, propagandistike e të tjera, ne gjuhën shqipe, serbe, turke dhe rome, RTP-ja, qe i vetmi institucion radio-televiziv botëror që i jepte hapësirë të gjitha etniteteve të shprehen në gjuhën e tyre.

Ndërsa, sajuesit përkushtues të saj, dekada me radhë ishin jo vetëm regjistrues e dëshmitarë të kohës, por edhe promotorë të ngjarjeve të shumta që i përcaktuan kahet e historisë sonë.

Pra, RTP-ja u bë pushka më jehuese e kombit, sinonim i qëndresës, dhe fanar i ardhmërisë sonë.

cilësore krijuese, kulturore, dokumentare, muzikore, argëtuese, filmike, skenike,si: Akordet e Kosovës, Zambaku i Prizrenit, Kosovarja këndon, Mikrofoni i artë, Qesh e ngjesh, Mbrëmjet gazmore, programet festive të viteve të rinj, Era dhe Lisi, Trimi, Fidani, Epoka para gjyqit, Tradita, etj., pa dyshim se kanë qenë, dhe kanë mbetur thesar i tejçmuar i krijimtarisë sonë. Kurse, tingujt e “Bareshës”, do të jehojnë – përherë.

Nga gjiri i saj kanë dalë emrat e lavdisë sonë, si: Nexhmie Pagarusha, Petrit Dushi, Skender Gjinali, Akil Koci, Besim Sahatçiu, Ekrem Kryeziu, Fahri Beqiri, Fitim Domi-Mixha Ramë, Qamili i Vogël, Ismet Peja, Musa Piperku, Rasim Salihu, Rifat Kukaj, etj., që kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në krijimtarinë tonë kulturo-artistike.

Pas okupimit barbar serb të RTP-së, në vitin 1990, ne,1.300 punëtorë shqiptarë mbetëm në rrugë, kurse Kosovën e kaploi terri informativ e kulturor.

Mirëpo, përmes emisioneve të sajuara jashtë, si në Zagreb e Shqipëri, me vetëmohim përkushtues, e flakëm atë terr. Dhe, informuam për gjendjen e rëndë të nën thundrën okupuese, si dhe e propaganduam luftën e drejtë të UÇK- së.

Pas çlirimit, Qeveria e Hashim (Th.) Zvarranikut, por edhe të zvarranikëve pasues, na privuan nga e drejta më elementare njerëzore për t`u kthyer në vendet tona të punës, për të cilat jemi flijuar. Kurse, tërë pasurinë tonë materiale e shpirtërore na e ka okupuar, po shfrytëzon dhe po e gllabëron, krijesa diletante e quajtur – RTK!?

Ajo për sajimin e programit të vetë gjysmak, po e keqpërdor materialin tonë audio- vizuelin: incizimet dhe xhirimet, çka është krim ndaj së drejtës autoriale.

Përkundër pasurisë së madhe materiale e krijuese që kapë shumën prej rreth -një (1) miliardë eurove, të kuadrit të verifikuar profesional të rangut botëror, e të së drejtës më elementare njerëzore – për të punuar e ekzistuar, mbetëm në rrugë. Ku, fatkeqësisht një numër prej nesh e gjetën edhe – vdekjen!?

Të vetëdijshëm, se për vendet e punës duhet luftohet, organizuam protesta e greva, si atë 11 ditëshe të “Urisë”, në vitin 2005, pasuar nga ajo 40 ditëshe të “Flijimit’, në vitin 2008, e përfunduar me nënshkrimin e Memorandumit me Qeverinë: Thaçi- Kuçi, e cila na mashtroi çnjerëzisht!?

Krahas, që nga viti 2000, jemi në procesin gjyqësor.

Pos kësaj, nuk kemi qasje as në miliona eurosh, të parave të grumbulluara nga qiraja e objekteve tona, në Fondin: RTP – AKP.

Ndërsa, klanet mafioze partiake të LDK-së dhe PDK-së, në truallin 8 ha, ende të pa privatizuar bri Pallatit të shtypit, e kanë ndërtuar – NLB Prishtinën, e objektet tjera.

AKP-ja, në vend se ta mbrojë pronën tonë, ajo është bërë vegël shkatërruese qeveritare, kundër nesh. Rasti i fundit është, shpronësimi i dyshimtë nga ana e Qeverisë i 8 ha në Komoran për vetëm- 400.000 €, ku ari vlerësohet deri në -20.000 €.

Po përflitet edhe për shpronësimet tjera të falshme të pronës sonë, të bazuar në Rregulloren e UNMIK-ut të vitit 2003, e të ligjeve të përçuditshme e diskriminuese për ne. Dhe, atë t`ia falin RTK-së, Devollëve e mafiozëve tjerë.

RTP-ja, është ndërgjegjja jonë kombëtare, dhe kushdo që e prekë, do ta mallkojë – historia!

– Ashtu qoftë!

Prishtinë, më 5. 07.2021 Kryetar i Këshillit Grevist

Dr. Qemajl Sokoli

Tags: Qemajl Sokoli

Të ngjashme

Lajme

Kimete Berisha: Qeveria Kurti me familje është organizuar kundër Amerikës.

nga Bota Press
30 Janar, 2023
SOCHI, RUSSIA – DECEMBER 4, 2019: Russia's President Vladimir Putin (L) welcomes his Serbian counterpart Aleksandar Vucic before a meeting at Bocharov Ruchei residence. Mikhail Metzel/TASS

Ðîññèÿ. Ñî÷è. Ïðåçèäåíò ÐÔ Âëàäèìèð Ïóòèí è ïðåçèäåíò Ñåðáèè Àëåêñàíäð Âó÷è÷ (ñëåâà íàïðàâî) âî âðåìÿ âñòðå÷è â ðåçèäåíöèè "Áî÷àðîâ ðó÷åé". Ìèõàèë Ìåòöåëü/ÒÀÑÑ
Opinione

Isuf B. Bajrami: “Serbia e Madhe”, faktor destabilizues në Ballkan

nga Bota Press
30 Janar, 2023
Lajme

Hyseni godet “binomin Kurti -Osmani”, Abazoviqin dhe “marksistët e Tiranës”

nga Bota Press
30 Janar, 2023
Lajme

“Nëse themelohet Asociacioni, kërkesa e radhës do të jetë Republika Serbe”

nga Bota Press
30 Janar, 2023


Lajmet e fundit

  • Walker: Asociacioni nuk është mirë të krijohet
  • Molliqaj: Albin Kurti udhëtoi deri në Bosnje me veturë të Martin Berishajt
  • Kimete Berisha: Qeveria Kurti me familje është organizuar kundër Amerikës.
  • Bajram Mjeku: Mixha Fejzë, çehrja e dekës dhe Asociacioni
  • E paprecedentë – Mbresa pastron flokët në lavamanin e kuzhinës së shtëpisë (Video)

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.