[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Qe qysh shtrembëron historinë kohës, historiani “modern” Enver Hoxhaj!



 

Koment i Redaksise
E ku ishte UÇK-ja atëherë sipas teje kur barbaria serbë kreu sulmin barbar mbi popullatën civile në Likoshan e Qirez?
Pse nuk e ndaloi UÇK-ja këtë sulm barbar të policisë e ushtrisë serbe mbi popullatën civile në Likoshan e Qirez?
Pse nuk duhet të thuhet e vërteta se pas përleshjes së njësistit të UÇK-së te “gjashtë lisat” me ç’rast u vranë 2 a më shumë policë serbë, policia serbe ndërmori një aksion fashist policor dhe për më pak se 1 orë vrau e i masakroi 24 civilë shqiptarë, pleq, të rinj, fëmijë…
Pse shtrembërohet e vërteta e masakrës së Likoshanit dhe e Qirezit për një krenari të rrejshme dhe një “militarizëm” partiak, nga një historian “modern” i cili në kohën kur ka ndodhur kjo masakër nuk ka qenë fare në Kosovë por ka studiuar në Austri?
Deri kur do ta shtrembërojnë historinë tonë, historinë e dhimbshme, të përgjakshme të popullit shqiptar dhe deri kur do ta “folklorizojmë” sakrificën dhe luftën me shpirt, me zemër e me armatim aq sa kanë pasë fuqi e mundësi të UÇK-së, në luftën e fundit në Kosovë?
Kështu e ka shtrëmbëruar historinë e luftës së partizanëve komunistë kundër fashizmit gjerman e italian, diktatori Enver Hoxha i Shqipërisë.
Falë këtij shtrembërimi të historisë, Shqipëria dhe shqiptarët vuajtën regjimin më të rëndë e më diktatorial nga të gjitha vendet e bllokut të Lindjes!
Kështu e shtrembëron hostorinë e dhimbshme e të përgjakshme të popullit shqiptar dhe sakrificën dhe luftën me shpirt, me zemër e me armatim aq sa kanë pasë fuqi e mundësi të U{K-së, në luftën e fundit në Kosovë, Enver Hoxhaj i PDK-së!
Falë këtij shtrembërimi dhe “folklorizmi” të rrejshëm të enver hoxhajve të Kosovës, sot kemi mbi 40 mijë veteranë të U{K-së, një Kosovë të katandisur në varfëri e korrupsion, një popullatë të izoluar nga Evropa dhe të pa shpresë për një të ardhme më të mirë!
Mallkim për Enver Hoxhën e Shqipërisë!
Turp për Enver Hoxhajn e PDK-së!

 

Ja postimi i Enver Hoxhajt ne Facebook

 Para 23 vitesh, Likoshani e Qirezi, u bënë pjesë e historisë dhe gjeografisë së çlirimit të vendit, duke u bërë të paharrueshme për çdo atdhetar, për sakrificën madhore për liri dhe çlirim.

Zjarri i luftës për çlirim, nga këtu, po bëhej edhe më fuqishëm, nga 28 shkurti i vitit 1998, duke motivuar bijat dhe bijtë më të çmuar të kombit, të ngjishnin radhët e njësiteve dhe frontit kundër okupatorit, deri në çlirimin e vendit.
Dëshmorët dhe martirët e kombit, nga Likoshani dhe Qirezi, u bënë memorie për Kosovën e lirë, memorie ku barbaria okupatore serbe, në pamundësi të ballafaqohej me njësitet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kryen masakra të tmerrshme.
Pas betejës frontale te Lisi Gjashtnjak, ku forcat serbe pësuan humbje të madhe nga UÇK-ja, u hakmorën ndaj qytetarëve të pafajshëm e të pafuqishëm, për të rikonfirmuar identitetin e vet në raport me shqiptarët. Për fat të keq, planifikuesit dhe ekzekutuesit e këtij krimi të rëndë, ende nuk kanë marrë dënimin e merituar.
Lavdi e përjetshme për dëshmorët dhe martirët e Likoshanit dhe Qirezit!