• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Qalaj për aksionet e djeshme të PK-së: Është brengosëse shifra e lëndëve narkotike, Kosova po përdoret si vend transit

nga Bota Press
24 Maj, 2022
në Lajme
ShareShareShare

Policia e Kosovës dje ka zhvilluar dy aksione në lokacione të ndryshme, bastisje e kontrolle në disa lokacione në Ferizaj si dhe në veri të vendit, Izvor, ku vlera e drogës së konfiskuar ka rezultuar në vlerë 6 milionë euro ndërsa vlera e pajisjeve 1.5 milionë euro.

Lidhur më këtë ish-drejtori i Policisë së Kosovës, njëherësh deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj, tha se aksionet e Policisë së Kosovës janë të duhura dhe të suksesshme.

“Unë mendoj që është aksion i duhur. Realisht Policia e Kosovës në vazhdimësi është duke punuar në luftimin e krimit të organizuar në vend dhe aktiviteteve të tjera. Mendoj që edhe operacioni që ka ndodhur dje në pjesë të veriut të Kosovës e po ashtu edhe në Ferizaj ka qenë një operacion shumë i suksesshëm. Duhet vazhduar sa më shumë për shkak se Policia e Kosovës në mënyrën më të mirë të mundshme i kryen shërbimet në vend vetëm me operacione të tilla dhe me suksese të tilla”.

Qalaj tha se Policia e Kosovës me aksione të tilla duhet të operoj në të gjithë territorin e vendit.

“Policia e Kosovës e mbulon tërë Kosovën dhe duhet të veproj në tërë Kosovën”, tha ai për EO.

Qalaj thekson se shifrat të cilat rezultuan nga aksionet e djeshme janë për tu brengosur, e që kjo e dëshmon se Kosova është pjesë e trafikut të narkotikëve e që persona të caktuar e përdorin Kosovën si vend trazit.

“Po është brengosë se për shkak se kjo shifër dëshmon që Kosova është pjesë, më vjen keq ta them po e trafikut të narkotikëve të cilat kriminelët, personat e dyshuar e përdorin Kosovën si vend transit. Mendoj se ne të gjithë si shoqëri po ashtu edhe Policia e Kosovës duhet t’i rrisim kapacitetet në vazhdimësi që sa më pak të ketë prezencë të narkotikëve në vend. Në anën tjetër tregon një përkushtim të Policisë së Kosovës në luftimin e krimit të organizuar”.

Tutje Qalaj thotë se PK ka bashkëpunim të mirë edhe me policitë rajonale e se vetëm në këtë mënyrë mund të ketë suksese.

“Asnjë polici në botë nuk mund ti luftoj këtë dukuri meqenëse zakonisht narkotikët, kur të flasim për luftimin e narkotikëve duhet të flasim patjetër edhe në bashkëpunimin ndër policorë që mund të bëhet qoftë rajonal apo edhe më gjerë. Policia e Kosovës ka bashkëpunim të mirë, ka partnerët e saj strategjik dhe po ashtu ka një bashkëpunim të mirë me shumicën e Policive në rajon dhe besoj që vetëm duke bashkëpunuar policitë mund të ketë sukses. Mos të harrojmë që krimi i organizuar nuk ndodh vetëm në një shoqëri mirëpo ndodh zakonisht në shumë shtete të cilat janë viktimë e kriminelëve të ndryshëm”.

Të ngjashme

Lajme

Kosova në gjysmëfinale të Kampionatit Ballkanik

nga Bota Press
25 Qershor, 2022
Kosovë

Ministri i Financave mburret për vende të reja pune, i reagon nënkryetari i Prishtinës

nga Bota Press
25 Qershor, 2022
Botë

Njëri prej gjyqtarëve të Gjykatës Supreme në SHBA kërkon t’u mirren të drejtat homoseksualëve

nga Bota Press
25 Qershor, 2022
Ekskluzive

Ish luftëtarja e UÇK-së rrëfen historinë e saj: 18 vjeçe u nisa në luftë, sot ndjej keqardhje për bashkëluftëtarët

nga Bota Press
25 Qershor, 2022


Lajmet e fundit

  • Kosova në gjysmëfinale të Kampionatit Ballkanik
  • LDK: Këta që propagandonin “çkpapjen: sot po synojn kapjen e shtetit e Universitetit!
  • Ministri i Financave mburret për vende të reja pune, i reagon nënkryetari i Prishtinës
  • Deputetit të VV-së i vidhen mijëra euro të padeklaruara në shtëpi, thotë se disa ishin të baxhanakut
  • Njëri prej gjyqtarëve të Gjykatës Supreme në SHBA kërkon t’u mirren të drejtat homoseksualëve

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by EasyWebs.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë

© 2021 Botapress.info - Developed by EasyWebs.