[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

PZAP urdhëron KQZ-në të rinumërojë 134 vendvotime



Paneli për Ankesa dhe Parashtresa njofton se lidhur me apelet e paraqitura nga kandidatët për deputetë, ky institucion urdhëron KQZ-në të rinumërojë 134 vendvotime.“Rezultati që del nga rinumërimi i këtyre vendvotimeve do të përfshihet në rezultatin përfundimtarë të zgjedhjeve.”, shkruan PZAP, përcjellë Gazeta Botapress.

Postimi i plotë:

Njoftim lidhur me numrin Vendvotimeve që do të Rinumëroj KQZ-ja në bazë të vendimeve të PZAP-it Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), lidhur me apelet e paraqitura nga kandidatet për deputet te subjekteve politike ka vendosur që ta urdhëroj KQZ-ne për rinumërimin e 134 vendvotimeve.

Rezultati që del nga rinumërimi i këtyre vendvotimeve do të përfshihet në rezultatin përfundimtarë të zgjedhjeve./Botapress/